Të rinjtë dhe fuqizimi i tyre
Që nga viti 2009, mobilizojmë, integrojmë dhe fuqizojmë potencialet e të rinjve përmes aktiviteteve ndërgjegjësuese, informuese, avokuese e lobuese në fushat e edukimit, medias, barazisë gjinore, shëndetit dhe punësimit.
TFL ka organizuar dhe koordinuar iniciativa të ndryshme për shkëmbime rinore, trajnime të të rinjve, shërbime në komunitet, në programe në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Këto programe janë mbështetur nga donatorë të huaj dhe shqiptarë, Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës, Europen Youth Foundation, UNFPA, Olof Palme International Center, UNDP, UN Women etj, të cilët kanë vlerësuar principet dhe vlerat e organizatës.
Në Programin “Të rinjtë dhe fuqizimi i tyre” do të gjeni disa nga projektet dhe aktivitetet që organizata jonë ka implementuar ndër vite, me fokus të rinjtë, përmes mbështetjes financiare nga donatorë të ndryshëm ose si një iniciativë e TFL.
Projekte
Aktivitete
Publikime

Raport vlerësimi mbi nevojat e OSHC-ve lokale për forcimin e kapaciteteve me qëllim rritjen e rolit mbikëqyrës ndaj institucioneve publike

Monitorimi i shpenzimeve të sektorit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2022

Raport mbi investimet publike në shëndetësi 2014-2024

Gratë dhe shëndeti mendor në Shqipëri
Video
Donatorët
