Titulli i projektit: TUNE – Rrjeti i Bashkuar Transnacional në Evropë
Donatori: Komisioni Evropian, Programi Erasmus+
Periudha e zbatimit: Janar 2023 – Dhjetor 2026
Objektivat kryesore të projektit janë:
- Rritja e ndërgjegjësimit mbi Strategjinë e Rinisë së BE-së, duke përfshirë Objektivat Evropiane për Rininë, përmes aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe rritjes së kapaciteteve të të rinjve;
- Nxitja e pjesëmarrjes së aktivistëve të rinj, përmes mjeteve digjitale dhe formave të tjera të pjesëmarrjes;
- Rritja e përfshirjes së organizatave rinore në shpërndarjen e politikave dhe programeve, përfshirë rezultatet dhe praktikat e mira ndërmjet anëtarëve të tyre dhe më gjerë.
Projekti synon të zbatojë një gamë të gjerë aktivitetesh, përfshirë:
- Trajnim për avokim në Bruksel – Trajnim tre-ditor për 18 të rinj, përfshirë ata me më pak mundësi dhe 3 vendimmarrës.
- Fushatë paraprake para eventit të avokimit – Mbledhje pyetjesh dhe rekomandimesh për Demokracinë Evropiane nga të paktën 360 të rinj përmes një pyetësori online.
- Angazhim me Anëtarët e Parlamentit Evropian – Dialog konstruktiv me 3 vendimmarrës dhe 20 pjesëmarrës të rinj.
- Fushatë online për nxitjen e të rinjve që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme evropiane – Fushatë në rrjetet sociale që arrin të paktën 5000 persona para zgjedhjeve të BE-së.
- Trajnim online mbi mjetet ICT – Trajnim katër-ditor për 18 punonjës rinorë/menaxherë projektesh dhe 2 trajnerë.
- Broshurë online– Broshurë mbi mjetet digjitale që ndihmojnë në angazhimin e të rinjve në proceset demokratike dhe qytetare, e shpërndarë me të paktën 200 aktorë të interesuar.
- Sesione informuese me të rinjtë në nivel lokal– Aktivitete lokale nga secila organizatë partnere, duke angazhuar të paktën 270 të rinj.
Projekti ndjek një metodologji të trajnimit të vazhdueshëm për anëtarët e rrjetit, duke u fokusuar në Strategjinë Evropiane të Rinisë dhe objektivat për të rinjtë. Ai synon të transferojë këtë njohuri në fushën e rinisë dhe të zhvillojë praktika të mira për rritjen e përfshirjes dhe pjesëmarrjes së shoqërisë civile në projektet e BE-së.