Shoqata Together for Life njihet si një ndër organizatat e para në Shqipëri që është angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.
TFL zbaton projekte që kanë në fokus të saj:
✅bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet qendrore dhe lokale shëndetësore dhe të të drejtave të njeriut me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e aksesit në to në mënyrë të veçantë të grupeve vulnerabël;
✅ushtrimin e presionit të vazhdueshëm ndaj institucioneve përgjegjëse për rritjen e transparencës në hartimin e politikave dhe shpërndarjen dhe shpenzimin e fondeve të vëna në dispozicion për këtë sektor;
✅monitorimin e zbatimit të politikave shëndetësore për të siguruar efektshmërinë e shërbimeve;
✅informimin, promovimin, ndërgjegjësimin e pacientëve për të drejtat e tyre dhe rrugët dhe mjetet që mund dhe duhet të përdoren kur neglizhohet, shkelet ndonjëra prej këtyre të drejtave;
✅investigimin, hetimin dhe vënien në lëvizje të mekanizmave institucionale dhe ligjore për mbrojtjen e të drejtës së pacientëve të veçantë për shërbim cilësor dhe të garantuar shëndetësor.
Projekte
Aktivitete

Mbështesim Pjesëmarrjen, Përgjegjshmërinë dhe Fuqizimin e Shoqërisë Civile

Trajnim 2-ditor për organizatat fituese të nëngranteve në kuadër të projektit “SPACE”

TFL firmos kontratat me organizatat fituese te raundit të parë të nëngrantimeve në kuadër të projektit SPACE

TFL organizon tryezën e rrumbullakët për prezantimin e raportit: “A mbulon skema e FSDKSH nevojat reale të kujdesit shëndetësor”
Publikime

Progres raporti i KE: Shqipëria me nivelin më të lartë në Europë të pagesave nga xhepi për shëndetin

Monitorimi i shpenzimeve të sektorit të shëndetësisë për vitin 2024

Vlerësim i perceptimit të publikut shqiptar mbi korrupsionin në sektorin e shëndetësisë




