RRETH NESH

Shoqata Together for Life (TFL) është një organizatë jo politike, joqeveritare dhe jofitimprurëse, e themeluar në fund të vitit 2009 si një nismë e një grupi gazetarësh. TFL është formuar si shoqatë me anëtarësi.

Misioni i saj është promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të individëve dhe shtresave në nevojë të shoqërisë, mbështetja e familjes dhe komunitetit, me synimin e integrimit dhe përmirësimit të cilësisë së individëve, familjeve dhe shtresave në nevojë, me foks të veçantë fëmijët, të rinjtë dhe gratë në nevojë/grupeve në risk. TFL ka ndërmarrë një sërë projektesh dhe aktivitetesh novatore dhe të suksesshme.
Ajo njihet si një ndër organizatat e para më të spikatura në Shqipëri për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve; si dhe ka zgjeruar aktivitetin e saj duke kontribuar si pjesë e shoqërisë civile për mbrojtjen e të drejtave të njeriut; me fokus të veçantë grupet vulnerable, komunitetet që jetojnë në zonat rurale ose ekonomikisht më pak të favorizuara; gratë dhe të rinjtë.
Shoqata Together for Life që në fillesat e saj ka luajtur një rol aktiv në një zhvillim më të mirë socio-ekonomik dhe kulturor të shoqërisë përmes një qasjeje të bazuar në të drejtat. TFL ka menaxhuar dhe zbatuar me sukses projekte për të drejtat e njeriut, të drejtat e pacientëve; të drejtat e punës; fuqizimin ekonomik, mirëqeverisje, dhe ka disa arritje të mira.

TFL është themeluar mbi bazën e transparencës; punës në grup; angazhimit dhe efikasitetit bazuar në parimet e zhvillimit dhe koordinimit të të gjithë palëve të interesuara në procesin e zhvillimit.

Misioni

Ne punojmë me individë dhe komunitete për të promovuar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë që garanton zbatimin e të drejtave të njeriut.

Vizioni

Një shoqëri në të cilën njerëzit mund të gëzojnë të drejtat e tyre, të vlerësohen dhe trajtohen në mënyrë të barabartë, dhe ku mund të përfshihen plotësisht në aspektin shoqëror, ekonomik dhe kulturor.

 

TFL drejtohet nga Asambleja e  Anëtarëve (pesë persona).

Të punësuar janë 11 persona me kohë të plotë

  • Drejtori Ekzekutiv
  • Përgjegjës i politikave dhe fond-mbledhjes
  • Oficer i financës dhe administrimit (3 persona)
  • Menaxher Projekti – për Qeverisjen e Mirë dhe të Drejtat e Njeriut
  • Menaxher Projekti – për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale
  • Menaxher Projekti – për Rininë dhe Vizibilitetin
  • Koordinator Projekti
  • Koordinator Projekti
  • Gazetar për shëndetësinë dhe çështjet sociale

 

Ne punojmë kryesisht me aktorët e mëposhtëm lokalë:

✅​ Individë dhe komunitete, veçanërisht nga grupet e disavantazhuara, me fokus gratë dhe vajzat. Bashkëpunojmë ngushtë me komunitetet për t’i mbështetur ato dhe për të siguruar qëndrueshmëri në nismën tonë. Punojmë me aktorë të ndryshëm, si: gratë, rinia, pacientët, punëmarrësit, pakicat etnike, popullatat në zonat e pafavorizuara; etj. TFL mbështetet në rrjetin e bashkëpunëtorëve të saj dhe promovon krijimin e lidhjeve më të ngushta dhe marrëdhënieve afatgjata me të gjithë aktorët.

Institucionet shtetërore kombëtare dhe lokale; si dhe partnerë ndërkombëtarë dhe donatorë. Gjejmë mbështetje tek institucionet publike që kontribuojnë në arritjen e objektivave në kuadër të promovimit të të drejtave të njeriut. Objektivat tanë janë në përputhje me strategjitë dhe përparësitë kombëtare të agjendës së integrimit në BE, dhe në të njëjtën kohë monitorojmë dhe luajmë një rol vëzhgues në nismat e qeverisë, për t’u siguruar që janë në përputhje me normat ndërkombëtare dhe kombëtare të të drejtave të njeriut.

Shoqëria civile dhe media: Bashkëpunojmë me shoqërinë civile dhe kryesisht median për të arritur tek komunitetet dhe rritur ndërgjegjësimin mbi çështje që lidhen me të drejtat e njeriut.

Znj. RAIMONDA DALIPAJ

Raimonda ka mbyllur studimet Bachelor për financë në Fakultetin e Ekonomisë, tek Universiteti i Tiranës. Për shumë vite ajo ka mbajtur pozicionin e oficeres financiare në organizata të shoqërisë civile si: Masmedia dhe Environment Association, Eco-Monitoring Group Center etj. Ndërkohë ka punuar edhe si specialiste aviacionit tek Albcontroll, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, si dhe specialiste e programeve të mbrojtjes tek Forcat Ajrore.

Znj. BORA TRAJKO

Bora është diplomuar për mësuese të gjuhës angleze në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë. Ajo ka 17 vite eksperiencë pune në organizatat e shoqërisë civile në fushat e mjedisit, si Eco-Monitoring Group Center etj. Ajo fillimisht ka patur pozicione koordinuese, duke qenë përgjegjëse e koordinimit të aktiviteteve të projekteve dhe përgatitjes së raporteve, si për donatorin dhe për qeverinë lokale.

Ajo ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme mbi çështjet e shëndetit dhe çështjet mjedisore, të organizuara nga REC, SIDA, UNDP etj.

ENTELA BARJAMAJ

Entela është gazetare investigative me eksperiencë të gjatë në televizionet kombëtare shqiptare si: Top Channel, A1 Television, Ora News, A1 Report etj. Në 2009 ajo kreu studimet e larta në gazetari dhe në 2017 përfundoi studimet e Masterit në Marrëdhënie me Publikun, te Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Entela ka fituar çmime prestigjioze për kontributin e saj në gazetari. Unioni i gazetarëve i dha asaj çmimin “Vangjush Gambeta” 2023 për dokumentarin e saj “Bordi i (Jo) Transparencës”. OSCE në Shqipëri i dha asaj çmimin për artikullin më të mirë në fushën e shëndetësisë. Dokumentari i saj investigativ “Mashtrimi me pilula – Recetat e pacientëve mbushen me suplemente fiktive”, fokusohet në një tematikë shumë të ndjeshme për publikun e përgjithshëm: recetat mjekësore dhe sasitë e mëdha të suplementeve që konsumon shtetasi shqiptar në vend të pilulave mjekësore.

AMBRI PELINKU

Ambri ka mbaruar studimet për Arkitekturë në Universitetin e Politeknikut në Tiranë. Ai ka 9 vite eksperiencë pune me disa kompani, kryesisht në pozicione manaxheriale. Ambri gjithashtu ka qenë një anëtar aktiv i një sërë organizatash të shoqërisë civile. Si një njohës shumë i mirë i programeve të dizenjimit, ai ka dhënë kontribut të çmuar në rritjen e vizibilitetit të punës që këto organizata bëjnë.

SILVIA DERVISHI

Silvia ka studiuar Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës. Që nga 2018, ajo ka qenë anëtare e stafit të organizatës Beyond Barriers dhe aktualisht është menaxhere programi. Kjo organizatë jo-fitimprurëse punon me të rinjtë në nivelet kombëtare, rajonale dhe europiane, duke promovuar përfshirjen dhe aftësitë nëpërmjet arsimimit jo formal. Silva ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh të fushës së saj të punës. Ia vlen të përmendet pjesëmarrja e saj në kursin e gjatë të trajnimit mbi të drejtat sociale të titulluar Enter!, nga shtatori 2021 deri në tetor 2022, të organizuar nga Këshilli i Europës. Kursi ofron trajnim plotësues për punonjësit rinor dhe për ata që punojnë ne politikat rinore për të promovuar të drejtat e të rinjve.

Stafi i TFL

Eglantina Bardhi

Eglantina Bardhi

Drejtore Ekzekutive

Reta Pinderi

Reta Pinderi

Drejtore Programesh

Suela Topi

Suela Topi

Menaxhere e financës

Alma Lahe

Alma Lahe

Menaxhere Projektesh

Ardita Keraj

Ardita Keraj

Menaxhere Projektesh

Blertina Koka

Blertina Koka

Menaxhere Projektesh

Redina Cuka

Redina Cuka

Financiere

Redina Canaku

Redina Çanaku

Koordinatore Projektesh

Kriselda Dedndreaj

Kriselda Dedndreaj

Koordinatore Projektesh

Anisa Daci

Anisa Daci

Specialiste Komunikimi

ALKETA LAMANI

Znj. Alketa Lamani është e angazhuar në shoqërinë civile prej më shumë se 20 vitesh, pranë
organizatës Qendra Rinore Vlora. Ajo ka një përvojë të gjatë në zbatimin e programeve për të
rinjtë e komunitetin dhe ka qenë e përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin e programeve të
ndryshme që lidhen me pjesëmarrjen në proceset vendimmarrëse lokale dhe zhvillimin e
komunitetit. Znj. Lamani ka eksperiencë dhe ekspertizë profesionale të zgjeruar dhe të
konsoliduar në territorin e Vlorës, në fushën e angazhimit qytetar, qeverisjes vendore,
advokimit dhe metodave të avancuara të pjesëmarrjes. Ajo ka punuar me organizata
ndërkombëtare, dhe institucione të ndryshme në Shqipëri.
Znj. Alketa është e angazhuar si Kordinatore Lokale për Together for Life, për të asistuar në
implementimin e aktiviteteve të ndryshme për programet që zbaton TFL në rajonin e Jugut.

ZAMIRA ÇABIRI

Zamira Çabiri ka mbaruar studimet e larta për mjeksi dhe specializimin për obstetër-gjinekolog.
Pas disa vitesh punë në ofrimin e shërbimeve mjeksore si mjeke e përgjithshme dhe në
shëndetin public në lidhje me planifikimin familjar dhe shëndetin riprodhues. Prej më shumë se
15 vitesh tashmë është pedagoge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Fakultetin e
Shkencave Teknike dhe Mjeksore, në Elbasan. Prej shumë vitesh është e angazhuar dhe në
sektorin e shoqërisë civile, nëoërmjet bashkëpunimeve me organizata të ndryshme. Ajo është
atashuar TFL si kordinatore lokale për Qarkun e Elbasanit në kuadër të projektit SOLIDAR-
Bashkë në emergjencat shëndetësore, por dhe në programe të tjera.

LINDITA HYSENI

Lindita Hyseni është një aktiviste e shoqërisë civile në zonën e Pukës dhe angazhohet prej më
shumë se 10 vitesh në këtë sektor. Ajo drejton organizatën “Lëvizja rinore për demokraci” duke
kontribuar në përmbushjen e shumë nevojave që të rinjtë dhe komuniteti ka, për orientim,
fuqizim, këshillim dhe advokim. Per Together for Life shërben si kordinatore lokale për zonën e
Pukës prej më shumë se dy vitesh në programe të ndryshme, kryesisht për projektin SOLIDAR-
Bashkë në emergjencat shëndetësore.

ALMINDA MEMA

Alminda Mema eshte e angazhuar ne fushen e shoqerise civile prej me shume se 13 vitesh dhe
drejton nje organizate ne mbrojtje te mjedisit qe operon ne Veri te Shqiperise. Me nje
eksperience disa vjecare ne fushen e emergjencave civile dhe ne komunitet ajo jep kontributin
e saj si koordinatore lokale e organizates “Together for Life” ne kuader te projektit “Solidar”

REXHINA UZUNI

Rexhina Uzuni është koordinatore projekti dhe fizioterapiste me një përvojë në menaxhimin e
programeve shëndetësore dhe iniciativave të fokusuar në kujdesin shëndetësor për
komunitetet. Aktualisht, ajo shërben si drejtuese e programeve të rehabilitimit në një
organizate komunitare në Tiranë, ku punon kryesisht me pakica etnike, komunitetin rom, të
moshuarit në shtëpi kujdesi, emigrantët dhe individët që jetojnë në kushte socio-ekonomike të
vështira.
Përveç rolit të saj aktual, Rexhina eshte koordinatore lokale për TFL për rajonin e Tiranës si
pjesë e projektit SOLIDAR – "Bashkë ne Emergjencat Shëndetësore", financuar nga Agjencia
Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Me një angazhim të thellë për të ndihmuar në ndërtimin e politikave gjithëpërfshirëse, efektive
dhe të qëndrueshme në shëndetësi, Rexhina synon të fuqizojë komunitetet për t’u bërë
pjesëmarrës aktivë në mirëqenien e tyre.

Adresa

Adresa: Rr. Brigada VIII, Pallati Jeshil Tekno-Projekt, shk.2, Ap.13, Tiranë

Celular

(+355) 069 206 6522 

E-mail

info@togetherforlife.org.al