Titulli i projektit:  DIGI-LEARN – Të mësuarit në një mjedis digjital

Donatori: Bashkimi Evropian, Programi Erasmus + ; KA220-ADU

Periudha e implementimit: 01/12/2023 –  31/03/2026

Buxheti: EUR 250.000,00

Partnerët e projektit:  Organizata Lead: AGIS, NOTE et INNOVE (Francë), Organiazatat partnere: Together for Life (Shqipëri), Venetian Cluster (Itali), Femxa (Spanjë)

Epoka digjitale po transformon mënyrën si jetojmë, ndërveprojmë, mësojmë dhe punojmë. Teksa ofrohen mundësi të jashtëzakonshme në procesin e të nxënit, duhet vënë në dukje, po ashtu, nevoja për zhvillimtë vazhdueshëm të aftësive digjitale tek të gjithë grupmoshat. Bazuar në këtë qasje, projekti DIGI-LEARN ka si qëllim të pajisë qytetarët me aftësitë e nevojshme për t’u përshtatur me ndryshimet e diktuara nga teknologjia në tregun e punës.

Objektivat kryesore të projektit DIGI-LEARN parashikojnë:

  • Identifikimin e praktikave më të mira në aksesin digjital bazuar në “të mësuarit për të nxënë”;
  • Zhvillimin e materialeve të trajnimit digjital të hartuara për të moshuarit dhe personat me njohuri dhe aftësi të ulëta digjitale, për të rritur aftësitë e tyre në epokën digjitale;
  • Krijimin e një kornize metodologjike për trajnerët që punojnë me grupet vulnerable, të cilët përballen me përjashtim social, papunësi afatgjate ose të rikthyer nga emigrimi.

Webiste: https://digilearnproject.eu/sq/home-al/ 

Facebook: https://www.facebook.com/people/Digi-Learn/61558592161946/?_rdr 

*Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërish qëndrimet e Bashkimit Evropian.