Titulli i projektit: Përfshirja demokratike dhe angazhimi qytetar i të rinjve në Ballkan përmes podkasteve dhe vidkasteve
Periudha e zbatimit: 01/01/2024 – 31/12/2026
Donatori: Komisioni Evropian, Programi Erasmus+
Partnerët e projektit: Action Synergy (Greqi), Bravo (Bosnje-Hercegovinë), Prona (Mal i Zi), GEYC (Rumani)
Projekti synon të arrijë objektivat e mëposhtme:
- Të rrisë kapacitetet e organizatave rinore dhe aktivistëve të rinj për të përdorur podcast-et si një mjet për të rritur angazhimin qytetar të grupeve të tyre të synuar.
- Të rrisë pjesëmarrjen e të rinjve si agjentë ndryshimi në shoqërinë civile përmes krijimit dhe shpërndarjes së podcast-eve.
- Të shtojë përdorimin e hapësirave të podcast-eve për të komunikuar zërin e të rinjve, si agjentë ndryshimi në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar përmes podcast-eve.