Dy aktivistë të Shoqata Together for Life morën pjesë në një vizitë studimore në Greqi, pjesë e projektit REST-ART, i financuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.
Bashkë me aktivistë nga vende të ndryshme si Kroacia, Egjipti, Mali i Zi, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina, ata u njohën me teknikat e riciklimit, mbrojtjen e mjedisit dhe fuqizimin ekonomik të grupeve vulnerabël përmes punëve të gjelbra.
Gjatë vizitës, studentët morën pjesë në trajnime, prezantime, workshop-e kreative, si dhe vizituan disa vende turistike në Mytilene, si “Kalloni Environmental Information Center”, një zonë e mbrojtur nga UNESCO për biodiversitetin e pasur, veçanërisht për flamengot.



