Jemi të lumtur t’ju informojmë se po fillojmë zyrtarisht projektin e ri “DIGI-LEARN (Mësimi për të mësuar në mjedise digjitale)” i bashkëfinancuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.
Ky projekt do të zbatohet në bashkëpunim me 4 organizata partnere nga Franca, Spanja, Italia dhe Shqipëria.
Takimi fillestar i projektit u mbajt në Spanjë. Në takimin fillestar përfaqësuesit e konsorciumit diskutuan në detaje paketat e punës: Aktivitetet, Përgatitja dhe Zbatimi, Detyrat për secilin partner, Shpërndarja. Rishikuam planin e veprimit dhe planifikuam aktivitetet e mobilitetit, trajnime dhe shkëmbimet rinore, diskutuam për strategjinë e komunikimit dhe si do të kishim komunikimin e brendshëm (email-e, videokonferenca, platforma të përbashkëta), faqen e internetit, rrjetet sociale, etj. Gjithashtu, diskutuam për menaxhimin administrativ dhe financiar të projektit.