Të drejtat e njeriut dhe transparenca
Shoqata ‘Together for Life” mbështet individët dhe komunitetet të ushtrojnë dhe gëzojnë të drejtën e pjesëmarrjes, lirisë së informacionit dhe aksesit në drejtësi.
TFL nxit qeverinë dhe sektorin privat të hartojnë dhe zbatojnë politika më llogaridhënëse dhe transparente, dhe që në qendër të aktivitetit të tyre të kenë respektimin e të drejtave themelore të individit.
Për të arritur këtë qëllim, TFL, nëpërmjet anketimeve dhe studimeve në terren, identifikon problematikat në lidhje me njohjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe fushat ku këto të drejta shkelen më së shumti, si dhe u propozon institucioneve përkatëse marrjen e masave legjislative dhe/ apo administrative për ndreqjen e situatës. Ne punojmë ngushtësisht me Institucionet Kombëtare të të Drejtave të Njeriut për të identifikuar dhe zgjidhur çdo rast ku evidentohet shkelja e të drejtave të individit/ grup individësh kryesisht nga institucionet publike.
Po ashtu, TFL:
✅Punon me institucionet qendrore dhe median për të rritur aksesin në informacion;
✅Kontribuon në përmirësimin e aksesit në informacion veçanërisht të komuniteteve të margjinalizuara;
✅Monitoron politikat e shpenzimeve të qeverisë dhe i bën ato publike;
✅Mbështet fushatat ndërgjegjësuese për të drejtat e njeriut.
Projekte
Aktivitete

Prezantimi i “Raportit të monitorimit 6-mujor të zbatimit të buxhetit vjetor të bashkisë Kukës”

Përfaqësues nga 9 takimet konsultuese në Vaun e Dejës, propozojnë institucionalizimin e Komiteteve Këshillimore Qytetare

Takimi i gjashtë konsultues, PAK dhe persona me problematika social-ekonomike në Vaun e Dejës dialogojnë me vendimmarrësit lokalë

TFL firmos kontratat me organizatat fituese te raundit të parë të nëngrantimeve në kuadër të projektit SPACE
Publikime

Vlerësim i perceptimit të publikut shqiptar mbi korrupsionin në sektorin e shëndetësisë

Raport mbi Prokurimet Publike në Sektorin e Shëndetësisë për Vitin 2024

Shërbimet shëndetësore në familje për të moshuarit me probleme lëvizëse




