Aktorët kryesorë publikë dhe jopublikë të Bashkisë Kukës u bënë bashkë në tryezën e rrumbullatët që u organizua nga shoqata “Together for Life” për të diskutuar mbi gjetjet dhe rekomandimet kryesore të “Raportit të Monitorimit 6-mujor të Zbatimit të Buxhetit Vjetor të Bashkisë Kukës” (Janar – Qershor 2024)
Ky raport monitorimi është përgatitur në kuadër të projektit “Qytetarët të parët: Bashkë për një qeverisje vendore transparente!”, zbatuar nga Shoqata Together for Life, me mbështetje nga skema e granteve “BAT-Shoqëria Civile”, e zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim IDM Albania, në partneritet me Qendrën për Kërkim dhe Politikë-bërje (QKPM) dhe Faktoje, mbështetur financiarisht nga European Union in Albania.
Raporti i Monitorimit analizon shpenzimet e kryera (faktike) nga Bashkia Kukës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 (Janar – Qershor), sipas zërave të shpenzimeve dhe produkteve/projekteve të investimeve publike krahasuar me planifikimin fillestar të buxhetit të miratuar nga Këshilli Bashkiak për vitin 2024 dhe shqyrton arritjet e Bashkisë Kukës në drejtim të realizimit të objektivave të përcaktuara në buxhetin 2024, nën lupën e transparencës dhe llogaridhënies së këtyre rezultateve ndaj të gjitha palëve të interesuara, në mënyrë të veçantë ndaj qytetarëve dhe nevojave të tyre
Sipas raportit, të ardhurat e Bashkisë Kukës rezultojnë të kufizuara me mesatarisht 9%, ndaj totalit të buxhetit të Bashkisë, ndërkohë që varësia nga buxheti qendror rezulton jetike për të mundësuar që të përmbushen funksionet bazë dhe ato të deleguara të pushtetit qëndror.
*Raporti ka dalë me disa rekomandime konkrete për Bashkinë Kukës.
Raporti Monitorimi Buxheti 2024 B.Kukes