Titulli i projektit: Monitorim i listës së barnave esenciale sipas urdhrit të Ministrisë për të rritur transparencën dhe respektimin e të drejtave të pacientëve
Donatori: Ambasada Amerikane
Kohëzgjatja: 6 muaj
Zonat: Tirana, Fieri, Lezha
Objektivi i përgjithshëm: Monitorim i listës së barnave esenciale sipas urdhrit të Ministrisë për të rritur transparencën dhe respektimin e të drejtave të pacientëve
Përmbledhje e projektit:
Shoqata Together for life në kuadër të projektit “Shëndeti është e drejta ime: Monitorimi i spitaleve për listën e barnave esenciale, në përputhje me urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për rritjen e transparencës dhe respektimin e të drejtave të pacientëve”, të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, realizoi monitorimin e 3 spitaleve: Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitalit Rajonal të Lezhës dhe Spitalit Rajonal të Fierit, gjatë periudhës nëntor 2018 -mars 2019.
Synimi i këtij monitorimi ishte evidentimi i pranisë ose jo të Listës së Barnave Esenciale në spitale, që sipas Urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duhet të shpallet në çdo pavijon dhe shërbim urgjence dhe drejtorët e spitaleve do të jenë përgjegjës nëse do të ketë mungesa të këtyre barnave1.
Aktivitetet e projektit janë përqendruar në monitorimin, vlerësimin, informimin dhe ndërgjegjësimin e pacientëve dhe publikut në përgjithësi lidhur me të drejtën për shërbime të kujdesit shëndetësor adekuat.