Shoqata Together for Life njihet si një ndër organizatat e para në Shqipëri që është angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.
TFL zbaton projekte që kanë në fokus të saj:
✅bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet qendrore dhe lokale shëndetësore dhe të të drejtave të njeriut me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e aksesit në to në mënyrë të veçantë të grupeve vulnerabël;
✅ushtrimin e presionit të vazhdueshëm ndaj institucioneve përgjegjëse për rritjen e transparencës në hartimin e politikave dhe shpërndarjen dhe shpenzimin e fondeve të vëna në dispozicion për këtë sektor;
✅monitorimin e zbatimit të politikave shëndetësore për të siguruar efektshmërinë e shërbimeve;
✅informimin, promovimin, ndërgjegjësimin e pacientëve për të drejtat e tyre dhe rrugët dhe mjetet që mund dhe duhet të përdoren kur neglizhohet, shkelet ndonjëra prej këtyre të drejtave;
✅investigimin, hetimin dhe vënien në lëvizje të mekanizmave institucionale dhe ligjore për mbrojtjen e të drejtës së pacientëve të veçantë për shërbim cilësor dhe të garantuar shëndetësor.
Projekte
Aktivitete

TFL ngre çështjet prioritare në sektorin e shëndetësisë, në seancën dëgjimore mbi diskutimin e projekt-buxhetit 2024

Prezantimi i projektit “Rritja e angazhimit të komunitetit në Vaun e Dejës për zgjidhjen e çështjeve lokale”, tryezë konsultimi për vlerësimin e nevojave

TFL organizon workshop-in e dytë me OSHC: “Transparenca dhe llogaridhënia në sektorin e shëndetësisë – Pse është me rëndësi pjesëmarrja e OSHC-ve në buxhetim?”

TFL zhvillon trajnimin 3-ditor “Rritja e kapaciteteve të OSHC për t’u përfshirë në procese monitorimi, mbikëqyrjeje dhe avokimi në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë”
Publikime

Raport mbi Prokurimet Publike në Sektorin e Shëndetësisë për Vitin 2024

Shërbimet shëndetësore në familje për të moshuarit me probleme lëvizëse

Monitorimi i shpenzimeve të sektorit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2023




