Titulli i projektit – “Riintegrimi i të kthyerve nga migrimi përmes rritjes së aksesit ndaj kujdesit shëndetësor dhe përmirësimit të shëndetit të tyre”

Donatori: Projekti financohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. Shërbimet në kuadër të projektit janë pjesë e mbështetjes së Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) për kthimin vullnetar dhe riintegrimin e qëndrueshëm, zbatuar në Shqipëri nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.

Zonat e zbatimit të projektit: Lezhë, Elbasan, Berat, Tiranë

Kohëzgjatja e projektit: Shkurt 2021 – Maj 2023

Target-grupi:

  • Të kthyerit nga migrimi dhe familjet e tyre
  • Grupet vulnerabël (me fokus të sëmurët kronikë)

Objektivi i projektit: 

Lehtësimi i procesit të riintegrimit të të kthyerve nga migrimi, përmes përmirësimit të aksesit të tyre ndaj shërbimeve shëndetësore bazë (përfshirë ato të shëndetit mendor) dhe përmirësimit të statusit social të familjeve të tyre, me fokus tek grupet vulnerabël (të sëmurët kronikë)

Rezultatet e pritshme:

  • Faktorët dhe pengesat që lidhen me shëndetin janë identifikuar dhe sjellë në vëmendjen e institucioneve përkatëse;
  • Aksesi në marrjen e kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve psikosociale për 120 të kthyer nga migrimi dhe familjet e tyre përmes mundësimit të shërbimit të drejtpërdrejtë, është rritur;
  • 10 të kthyer me problematika të shëndetit emocional dhe psikologjik, në Berat, Elbasan, Lezhë dhe Tiranë, janë mbështetur me këshillim psikologjik;
  • 200 të kthyer dhe familjarë të tyre të informuar rreth funksionimit të sistemit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri dhe mjeteve të kërkimit e të marrjes së shërbimeve;
  • 20 të kthyer & familjet e tyre dhe 30 pjesëtarë të stafit shëndetësor, punonjës socialë, punonjës të zyrës së punës, të informuar lidhur me ndryshimet ligjore në skemën e përfitimit të paaftësisë sipas modelit bio-psiko-social;
  • 50 koordinatorë shëndeti dhe stafet mbështetëse, kanë përmirësuar komunikimin etik dhe aftësitë e tyre profesionale me fokus kujdesin ndaj të kthyerve nga migrimi;
  • 5000 persona të arritur, duke përfshirë të kthyerit nga migrimi dhe familjet e tyre, janë informuar rreth sistemit të kujdesit shëndetësor dhe të drejtave të tyre si pacientë.

Aktivitetet kryesore:

  • Hartimi dhe ndarja e studimit “Vlerësimi i faktorëve të lidhur me shëndetin që ndikojnë tek të kthyerit nga migrimi dhe azilantët potencialë”;
  • Organizimi i Workshop-it kombëtar me aktorët kyç, për ndarjen e gjetjeve kryesore nga studimi;
  • Shërbime të drejtpërdrejta për rritjen e aksesit të përfituesve ndaj marrjes së shërbimeve shëndetësore në tri nivelet e sistemit shëndetësor publik;
  • Mundësimi i mbështetjes me këshillim psikololgjik për përfituesit me problematika të shëndetit emocional dhe psikologjik, përmes seancave të këshillimit të ofruara nga profesionistë të shëndetit mendor;
  • Informimi dhe edukimi i përfituesve përmes sesioneve informuese mbi sistemin shëndetësor, funksionimin e sistemit të referimit në marrjen e kujdesit shëndetësor, të drejtat e tyre ligjore si pacientë, si edhe ndryshimet ligjore në skemën e përfitimit të paaftësisë për punë dhe hapat për të përfituar nga skema;
  • Rritja e kapaciteteve të institucioneve ofruese të shërbimeve shëndetësore dhe psiko-sociale përmes mundësimit të trajnimeve lidhur me nevojat e pacientëve të kthyer nga migrimi dhe barrierat që hasin në marrjen e shërbimeve, mjetet për përmirësimin dhe komunikimin me pacientin për mirëorientimin e tij, si edhe lidhur me ndryshimet e reja ligjore mbi skemën e KMCAP;
  • Fuqizimi i rrjetit të bashkëpunëtorëve për identifikimin dhe mbështetjen e të rikthyerve për lehtësimin e procesit të riintegrimit;
  • Prodhimi i materialeve informuese dhe udhëzuese në formën e videove dhe fletëpalosjeve.