Titulli i projektit: MSHMS – Mbro shëndetin, menaxho sfidat

Vendndodhja e projektit – Në gjithë Shqipërinë

Kohëzgjatja totale e projektit – 9 muaj

Objektivat e projektit

  • Të kontribuojë në rritjen e aksesit në sistemin shëndetësor të të sëmurëve kronikë gjatë emergjencave shëndetësore.
  • Të përfshijë çështjet e menaxhimit të sëmundjeve kronike gjatë emergjencave shëndetësore në strategjinë e re të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Grupi (et) e targetuar

  • Të sëmurët kronikë
  • Stafi shëndetësor
  • Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
  • Deputetët e Komisionit të Shëndetësisë

Rezultatet e Pritshme

  • Angazhimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe e deputetëve të Komisionit të Shëndetësisë për përfshirjen e menaxhimit të të sëmurëve kronikë në raste pandemish/epidemish në strategjinë e re të shëndetësisë.
  • Përfshirja e të sëmurëve kronikë në përgatitjen e strategjisë së re të shëndetësisë.
  • Rritja e ndërgjegjësimit publik lidhur me nevojën e përfshirjes së menaxhimit të sëmundjeve kronike në rast emergjencash shëndetësore në strategjinë e re.

Aktivitetet Kryesore

  • Fokus grupe dhe intervista të thelluara me grupet e interest, si: punonjësit shëndetësorë, ekspertë politikash shëndetësore, të sëmurë kronikë dhe familjarë të tyre për të identifikuar problematikat e hasura gjatë pandemisë dhe nevojat përgjatë kësaj periudhe.
  • Dokument politikash, i përgatitur nga ekspertë të politikave me rekomandime për përfshirjen e një kapitulli të veçantë për menaxhimin e sëmundjeve kronike gjatë situatave të pandemi/epidemive në strategjinë e re të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), marrë parasysh sugjerimet më të fundit të OBSH-së dhe Komisionit Evropian.
  • Takime me përfaqësues të parlamentit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale për përfshirjen e një kapitulli të veçantë për menaxhimin e sëmundjeve kronike në strategjinë e MSHMS-së.
  • Fushatë mediatike për prezantimin e dokumentit të politikave dhe rekomandimeve dhe ushtrim presioni për ndryshimin e politikave përmes shkrimeve në media.