Titulli i projektit – Rritja e qëndrueshmërisë sociale dhe ekonomike të grupeve vulnerabël të prekura nga tërmeti në Bashkinë Shijak

Vendndodhja e projektit – Shijak

Kohëzgjatja totale e projektit – 6 muaj

Grupi(et) e synuar

  • Grupet vulnerabël (persona me aftësi të kufizuara, gratë kryefamiljare, komunitetet rom dhe egjiptian, familjet që marrin ndihmë ekonomike etj.), veçanërisht ata të prekur nga tërmeti i nëntorit 2019.
  • Strukturat publike të Bashkisë Shijak.

Objektivat

  • Nxitja e aktivizmit qytetar dhe ngritja e mekanizmave të përfshirjes së komunitetit në përcaktimin e politikave dhe vendimmarrjes që pushteti vendor ndërmerr për rikuperimin dhe qëndrueshmërinë e familjeve vulnerabël dhe të prekura nga tërmeti.
  • Rritja e transparencës së pushtetit vendor në përgjigje të emergjencave civile përmes komunikimit të hapur dhe periodik me përfaqësues të komunitetit dhe grupeve të interesit.

Rezultatet e pritshme

  • Grupet e cënueshme dhe të prekura nga tërmeti angazhohen dhe përfshihen në vendimmarrje dhe politika që ndërmerr pushteti vendor për rimëkëmbjen dhe qëndrueshmërinë e tyre.
  • Pushteti vendor komunikon drejtpërdrejt me komunitetin për të garantuar vendimmarrje transparente në ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjes për grupet e cënueshme dhe të prekura nga tërmeti.

Aktivitetet kryesore

  • Takimet me komunitetin dhe identifikimi i aktivistëve që do të shërbejnë si pika qendrore.
  • Rritja e kapaciteteve të pikave fokale për identifikimin e nevojave dhe problemeve me të cilat përballen grupet vulnerabël dhe të prekur nga tërmeti dhe përdorimi i mjeteve të nevojshme për përcjelljen e tyre tek pushteti vendor dhe ndërgjegjësimi i strukturave vendore për nevojën e rritjes së transparencës në vendimmarrje.
  • Zbatimi i pesë nismave komunitare.
  • Krijimi i një platforme komuniteti online në rrjetin e bashkisë, për të diskutuar vendimet dhe për të gjeneruar të dhëna me komunitetin lokal.
  • Aktivitete promovuese për platformën online, përmes videove, posterave dhe afisheve dhe takimeve me komunitetin.