Titulli i projektit:  Le të flasim për vaksinat

Vendndodhja e projektit – Në gjithë Shqipërinë

Kohëzgjatja totale e projektit – 2 muaj

Objektivat e projektit

  • Të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit midis grupeve të riskuara lidhur me përfitimet e vaksinimit.
  • Të arrijë një numër të lartë të rinjsh dhe persona të tjerë të komunitetit të cilët do të mund të aksesojnë informacion të saktë dhe të kontrolluar, duke përdorur forma interesante dhe tëheqëse, si: infografikë, video të shkurtra, histori personale etj.

Rezultatet e Pritshme

  • Një kategori shëndetësore e dedikuar për vaksinimin, e cila jep përgjigje problematikave/pikëpyetjeve të ngritura nga qytetarët.
  • Të paktën 30 artikuj informues të shpërndarë në rrjetet sociale të shëndeti.com.al; propacientit dhe jo tabu.
  • 10 infografikë informues.
  • 3 histori njerëzore.
  • 1 video informuese.
  • Mbi 50 persona të angazhuar në terren dhe të informuar nga ekspertë të fushës lidhur me vaksinimin.
  • 120,000 persona të arritur përmes shkrimeve, infografikëve dhe publikimeve në portalet online.

Aktivitetet Kryesore

  • 2 takime në terren me persona me aftësi të kufizuar, pacientë kronikë dhe minoritetet e zonës së Tiranës dhe Kamzës. Takimet do të zhvillohen në praninë e mjekut të familjes, të cilët janë më afër komunitetit për tu dhënë përgjigje lidhur me çështje që I bëjnë ata skeptikë për kryerjen e vaksinës. Qëllimi është që këto target grupe që janë më të rrezikuarit nga komplikacionet e vaksinës të diskutojnë vaksinimin me specialistë, të bëjnë pyetje, ndajnë mendimet, qëndrimet dhe frikën e tyre.
  • 1 takim në bashkëpunim me Qendrën e Gruas, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me gra shtatzëna për shtatzëninë, gjidhënien dhe vaksinat kundër COVID-19. Në takim do të ndahen informacione lidhur me vaksinimin gjatë shtatzënisë, të vërtetat dhe të pavërtetat sipas shkencës dhe burimeve të sigurta si Organizata Botërore e Shëndetësisë.
  • 1 takim në ambientet e shoqatës së Diabetit, me pacientë me diabet duke qënë se janë një nga kategoritë më të rrezikuar për fatalitete në rast infektimi me covid-19.
  • 1 takim me të rinj në Universitete lidhur me vaksinimin dhe ccështjet që të rinjtë I bëjnë skeptikë.
  • Hapja e 1 kategorie të re në faqen e shendeti.com.al (që aktualisht ka më shumë se 100.000 ndjekës në rrjete sociale), e cila do të jetë e dedikuar për shpërndarjen e informacioneve rreth situatës pandemike, veçanërisht rreth vaksinimit dhe rëndësinë e kryerjes së vaksinës sipas udhëzimeve të MSHMS dhe ekspertëve të fushës.
  • 30 artikuj informues dhe edukues të shpërndarë në faqen e shendeti.com.al (mbi 110 000 ndjekës në rrjete sociale); propacientit (ëebsite I dedikuar për shoqatat e pacientëve me mbi 7000 ndjekës në rrjete sociale) dhe jotabu (ëebsite I dedikuar për shpërndrjen e informacioneve shëndetësore për të rinjtë, me rreth 4000 ndjekës në rrjete sociale).
  • 10 infografikë për të dhënë informacion në mënyrë grafike lidhur me mitet e krijuara rreth vaksinave për target grupe të caktuara, si: të rinjtë, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë, personat me aftësi të kufizuar etj. Informacionet do të merren nga burime të sigurta si WHO.
  • 3 histori me qytetarë të vaksinuar dhe të pavaksinuar që janë infektuar nga covid-19 për herë të dytë. Mbledhja e këtyre dëshmive do të shërbejë për të ndihmuar në edukimin e njerëzve për rreziqet e sëmundjeve dhe për të nxjerrë në pah përfitimet e vaksinimit.
  • 1 video e shkurtër informuese.