Mjedis
Shoqata Together for Life ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin dhe kapacitetet e institucioneve publike, shoqërisë civile dhe komuniteteve dhe të sigurojë bashkëpunimin ndërmjet tyre për zbatimin e legjislacionit për mbrojtjes së mjedisit.
TFL ndërmerr hapa konkrete për:
✅Rritjen e ndërgjegjësimit të të gjithë aktorëve për mbrojtjen e mjedisit;
✅Praktikimin e mënyrave eko-miqësore dhe të qëndrueshme për të menaxhuar burimet dhe për të mbrojtur gjallesat dhe habitatin e tyre;
✅Mbështetjen e familjeve për të ndërtuar banesa me kushte komode, nëpërmjet përdorimit të eko-energjisë dhe burimeve të ndryshme miqësor për mjedisin.
Aktivitetet kryesore të cilat kontribuojnë në përmbushjen e këtyre objektivave përfshijnë:
✅Fushata ndërgjegjësimi për mbrojtjen e mjedisit;
✅Monitorimi i politikave të qeverisë dhe i nivelit të zbatimit të legjislacionit vendas dhe atij të Komunitetit Evropian në fushën e mbrojtjes së mjedisit;
✅Monitorimi i investimeve publike dhe raportimi i përdorimit të burimeve natyrore;
✅Mbështetja e komuniteteve në nevojë për gjetjen e zgjidhjeve që bëjnë të mundur shfrytëzimin e kontrolluar të burimeve natyrore si një mundësi për krijimin e të ardhurave të nevojshme;
✅Mbështetja e grave dhe familjeve bujqësore për të bashkëpunuar për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik lokal nëpërmjet mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit.
Projekte
Aktivitete
Publikime

Durrësi, qyteti bregdetar ku ende mbeten problematike aktivitetet ndotëse të ajrit. Të dhënat e matjeve tregojnë nivele shqetësuese të pranisë së dioksidit të azotit dhe dioksidit të karbonit në ajër!

Ndotja nga hidrokarburet në Zharrës shtohen rastet me sëmundje kronike të mushkërive

Privatizohet Lumi Erzen 99 vjet kontratë qiraje për ta kthyer në nyje inertesh

Shkarkimet në ajër nga industria ankohen banorët
Video
Donatorët
