Titulli i projektit: Ekosistemi i Informacionit-Komunikimit të Mjedisit

Donator: REC (Qendra Rajonale e Mjedisit)

Periudha e implementimit: 15/3/2014 – 15/1/2015

Përmbledhje e projektit
Projekti “Ekosistemi i Informacionit-Komunikimit të Mjedisit” është realizuar në kuadër të programit SENiOR-A, i koordinuar nga REC dhe i zbatuar nga rrjeti “ECIM”. Shoqata “Together for Life”(e cila është anëtare e këtij rrjeti) ka realizuar disa botime informative mbi energjinë diellore dhe efiçencën e energjisë me qëllim të edukimit të popullatës dhe rritjen e  nivelit të njohurive mbi këto praktika.

Artikujt janë botuar në gazetat “Shëndeti+” dhe “Ekolëvizja” dhe në website-n online  www.shëndeti.com.al

Gjithashtu Shoqata “Together for Life” ka kontribuar në kryerjen e trajnimit me 25 gazetarë të mjedisit, të cilët mbulojnë çështjet e mjedisit. Ata ishin të informuar dhe të trajnuar në lidhje me përfitimet e energjisë diellore dhe përdorimin e saj.

Gazetarët e trajnuar shkruan 28 artikuj në gazeta dhe realizuan 10 transmetime në televizionet kombëtare.