Titulli i Projektit: Promovimi i energjisë alternative me shembuj praktik në sytë e qytetarëve

Donator: GEF Programme/UNDP Albania

Periudha e zbatimit: Shtator 2013 – Qershor 2014

Përmbledhje e projektit:
Shoqata “Together for Life” në bashkëpunim me Qendrën EDEN kanë zbatuar projektin “Promovimi i energjisë alternative me shembuj praktik në sytë e qytetarëve” në kuadër të programit Ndryshimi Klimatik.

Projekti kishte si objektiv të përgjithshëm të tij nxitjen e përdorimit të energjive të rinovueshme dhe të zgjidhjeve ekologjike dhe ekonomike në përdorimin e burimeve natyrore.

Gjithashtu projekti synonte informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut të gjerë me mënyra konkrete dhe të prekshme mbi energjitë e rinovueshme dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore, si dhe ndikimin në politikat e përdorimit të energjive të rinovueshme.

Aktiviteti kryesor i projektit konsistonte në restaurimin e shtëpizës së drurit e njohur si Qendra e Edukimit Mjedisor “EDEN” që ndodhet në Kopshtin Zoologjik Tiranë, si dhe shndërrimin e saj në një model pilot demonstrativ dhe edukues të investimeve mjedisore, në ndërtesat dhe aktivitetet shtëpiake, dhe përhapjen e këtij modeli me aktivitete të hapura tek qytetarët.

Grupet e synuara të projektit ishin qytetarët, bizneset që promovojnë përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si dhe Ministria e Mjedisit.