Çështjet gjinore dhe fuqizimi i gruas
Fuqizimi i grave, është fuqizim i familjes dhe shoqërisë!
Shoqata Together for Life mbron dhe promovon të drejtat e grave në të gjitha fushat e jetës dhe është e angazhuar në zbatimin e legjislacionit nga të gjithë aktorët për parandalimin dhe eliminimin e të gjitha formave të dhunës.
Përmes projekteve dhe iniciativave të ndërmarra ndër vite, TFL ka synuar të mbështesë gruan shqiptare, roli i së cilës si nënë, bashkëshorte, motër, bijë, kryefamiljare, sipërmarrëse, është shumë i rëndësishëm për ecjen përpara të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare.
Në fokus të shoqatës është ngritja e kapaciteteve të grave dhe në mënyrë të veçantë fuqizimi ekonomik i gruas shqiptare nëpërmjet integrimit në tregun e punës dhe ofrimit të mbështetjes për ngritjen dhe zgjerim e sipërmarrjeve të qëndrueshme dhe konkurrente në treg.
Projekte
Aktivitete

TFL në Komisionin Parlamentar, prezantimi i gjetjeve të raportit “Gratë dhe Shëndeti Mendor në Shqipëri”

Ngacmimet seksuale në vendin e punës, tryeza diskutimesh në Durrës, Korçë dhe Lezhë

Njoftim për shtyrje të afatit të thirrjes për aplikim: ‘Konkurs për Gazetari, Raportimi më i Mirë Gjinor për Zgjedhjet e Majit 2023’
