Shoqata Together for Life, me mbështetjen e UN Women Albania, njofton të gjithë/a gazetarët/et e interesuar/a se ka një shtyrje të afatit për aplikime për dorëzimin e artikujve/reportazheve/kronikave për Konkursin: ‘Raportimi më i mirë gjinor për zgjedhjet e majit 2023’.

Të interesuarit/at duhet të paraqesin artikuj/kronika të publikuara që nga 1 Janari 2023 deri më 20 Tetor 2023 në mediat kombëtare ose lokale. Materialet mediatike duhet të trajtojnë tematika që lidhen me pjesëmarrjen dhe angazhimin e grave në politikë dhe vendimmarrje, në mënyrë të veçantë si kandidatet e zgjedhura në zgjedhjet vendore të Majit 2023.

Qëllimi i këtij konkursi është të inkurajojë gazetarët/et të mbulojnë në mënyrë sa më etike, profesionale e me ndjeshmëri gjinore pjesëmarrjen dhe angazhimin e grave në politikë përgjatë zgjedhjeve lokale 2023. Gjithashtu, inkurajohet edhe mbulimi i tematikave të larmishme që adresojnë çështje të ndryshme gjinore gjatë dhe pas procesit elektoral lidhur me angazhimin e grave në politikëbërje e vendimmarrje, sfidat që ato hasin, përfshirë edhe dhunën ndaj grave në politikë dhe gjatë zgjedhjeve.

Të gjithë gazetarët/et e interesuar/a janë të lutur/a të dorëzojnë në adresën e e-mail-it të organizatës info@togetherforlife.org.al, sa më poshtë;

– Një kopje (linkun/videon) e raportimit që dëshirojnë ta bëjnë pjesë të konkurrimit;

– Një dokument shoqërues me informacion që përfshin emrin e gazetarit/es, datën e publikimit të materialit, median në të cilën angazhohet profesionalisht dhe kur është publikuar raportimi.

Shpallja e fituesit/es do të bëhet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e cila do të mbahet në fillim të muajit Nëntor, të vitit 2023. Për fituesin/en, do të vihet në dispozicion një laptop profesional.

Rregullat:

  • Data e mbylljes së dorëzimeve është 20 Tetor 2023 (produktet e hartuara duhet të datojnë brenda kësaj date);
  • Shkrimi/artikulli/reportazhi duhet të jetë publikuar brenda kësaj date;
  • Preferohet që shkrimi/artikulli/reportazhi të jetë punë individuale;
  • Vlerësimi i materialeve mediatike do të bëhet nga një juri ekspertësh/esh të fushave të ndryshme;
  • Fituesi/ja do të shpallet në një event për ndarjen e çmimeve, në filim të muajit Nëntor 2023.

Fituesi do të përfitojë:

  • Një çmim simbolik për fituesin/en (laptop profesional) dhe një çertifikatë mirënjohjeje;
  • Promovim online përmes kanaleve të Shoqatës Together for Life dhe UN Women Albania.

Afati i fundit për aplikime është data 31 Tetor 2023.