Shoqata Together for Life, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, ndau ditën e sotme në seancën dëgjimore të thirrur nga Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë në Kuvendin e Shqipërisë disa gjetje/rekomandime kyçe nga raporti: “Gratë dhe Shëndeti Mendor në Shqipëri – Politikat e shëndetit publik dhe qasja e tyre gjinore ndaj shëndetit mendor”. Ky raport, ndër të parët në Shqipëri nën këtë perspektivë, është hartuar me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Shqipëri, në kuadër të “Nuk mund të avacojmë shëndetin pa avancuar të drejtat”.
Raporti monitorues evidenton se Shqipëria ka ligje/politika të mira mbi shëndetin mendor dhe barazinë gjinore. Megjithatë, shumicës së dokumenteve të politikave mbi shëndetin mendor u mungon një qasje mbi specifikat gjinore të çështjeve mendore ose të përdorimit të shërbimit shëndetësor.
Nga ana tjetër, ajo që vlen për t’u cilësuar është dallimi i rëndësishëm midis depresionit të diagnostikuar dhe depresionit real të raportuar (të paktën 5 herë më i lartë), fakt që tregon një shkallë të ulët të përdorimit të shërbimeve shëndetësore lidhur me shëndetin mendor, sidomos nga vajzat dhe gratë. 2,1% e vajzave/grave dhe 4,2% e djemve/burrave të moshës 15-59 vjeç në totalin e popullsisë së vendit, rezultojnë se janë diagnostikuar me depresion nga mjeku.
Të dhënat e raportuara dhe problematikat e adresuara nga TFL lidhur me çështjen, gjeneruan diskutime konstruktive midis të pranishmve në seancën dëgjimore, përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave të shoqërisë civile kombëtare dhe ndërkombëtare me fokus shëndetin mendor,
Politikat e shëndetit publik duhet të fokusohen në mënyrën se si ndryshimet gjinore ndikojnë në nivelet e rrezikut tek gratë dhe burrat, si dhe tek aksesi i tyre në kujdesin shëndetësor ose pasojat socio-ekonomike të shëndetit të dobët mendor. Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe angazhimit të të gjithë grupeve të interesit, mund të ndërtohet një mekanizëm efektiv që trajton shëndetin mendor nën perspektivën e barazisë gjinore.
Fjalën e plotë të përfaqësueses së Together for Life, Znj. Redina Çanaku, e gjeni në link: https://fb.watch/nBdjxL6Her/
Për të dhënat dhe gjetjet e plota të raportit, referojuni link-ut: https://www.togetherforlife.org.al/wp-content/uploads/2023/06/Grate-dhe-shendeti-mendor-ne-Shqiperi.pdf