Të drejtat e njeriut dhe transparenca

Shoqata  ‘Together for Life” mbështet individët dhe komunitetet të ushtrojnë dhe gëzojnë të drejtën e pjesëmarrjes, lirisë së informacionit dhe aksesit në drejtësi.
TFL nxit qeverinë dhe sektorin privat të hartojnë dhe zbatojnë politika më llogaridhënëse dhe transparente, dhe që në qendër të aktivitetit të tyre të kenë respektimin e të drejtave themelore të individit.
Për të arritur këtë qëllim, TFL, nëpërmjet anketimeve dhe studimeve në terren, identifikon problematikat në lidhje me njohjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe fushat ku këto të drejta shkelen më së shumti, si dhe u propozon institucioneve përkatëse marrjen e masave legjislative dhe/ apo administrative për ndreqjen e situatës. Ne punojmë ngushtësisht me Institucionet Kombëtare të të Drejtave të Njeriut për të identifikuar dhe zgjidhur çdo rast ku evidentohet shkelja e të drejtave të individit/ grup individësh kryesisht nga institucionet publike.

Po ashtu, TFL:
✅​Punon me institucionet qendrore dhe median për të rritur aksesin në informacion;
✅​Kontribuon në përmirësimin e aksesit në informacion veçanërisht të komuniteteve të margjinalizuara;
✅​Monitoron politikat e shpenzimeve të qeverisë dhe i bën ato publike;
✅​Mbështet fushatat ndërgjegjësuese për të drejtat e njeriut.

Projekte

No results found.
Prezantimi i “Raportit të monitorimit 6-mujor të zbatimit të buxhetit vjetor të bashkisë Kukës”

Prezantimi i “Raportit të monitorimit 6-mujor të zbatimit të buxhetit vjetor të bashkisë Kukës”

Trajnim për aktorët lokalë jo publikë të bashkisë Kukës mbi rolin që duhet të luajnë në procesin e planifikimit të buxhetit vendor

Trajnim për aktorët lokalë jo publikë të bashkisë Kukës mbi rolin që duhet të luajnë në procesin e planifikimit të buxhetit vendor

Aborti selektiv me bazë gjinore në Shqipëri

Aborti selektiv me bazë gjinore në Shqipëri

Monitorimi i Standardeve të Infrastukturës Fizike të Kopshteve të Tiranës shoqata Together for Life

Monitorimi i Standardeve të Infrastukturës Fizike të Kopshteve të Tiranës shoqata Together for Life

Raport mbi Prokurimin dhe Buxhetimin e Barnave në Sektorin e Shëndetësisë

Raport mbi Prokurimin dhe Buxhetimin e Barnave në Sektorin e Shëndetësisë