Shoqata Together for Life, me mbështetjen e UN Women Albania, shpall konkursin për dorëzimin e artikujve/reportazheve/kronikave nga të gjithë/a gazetarët/et në Shqipëri për Çmimin: Raportimi më i mirë gjinor për zgjedhjet e majit 2023.

Gazetarët/et e interesuar/a duhet të paraqesin artikuj/kronika të publikuara që nga 1 janari 2023 deri në 31 korrik 2023 në mediat kombëtare ose lokale. Materialet mediatike duhet të trajtojnë tematika që lidhen me pjesëmarrjen dhe angazhimin e grave në politikë e vendimmarrje, në mënyrë të veçantë si kandidatet e zgjedhura në zgjedhjet vendore të majit 2023.

Qëllimi i këtij konkursi është të inkurajojë gazetarët/et të mbulojnë në mënyrë sa më etike, profesionale e me ndjeshmëri gjinore pjesëmarrjen dhe angazhimin e grave në politikë përgjatë zgjedhjeve lokale 2023, si dhe tematikave të ndryshme që adresojnë çështje të ndryshme gjinore gjatë dhe pas procesit elektoral lidhur me angazhimin e grave në politikëbërje e vendimmarrje, sfidat që ato hasin përfshirë dhe dhunën ndaj grave në zgjedhje e politikë.

Të gjithë gazetarët/et e interesuar/a janë të lutur të dorëzojnë në adresën e e-mail-it të info@togetherforlife.org, sa më poshtë;

– Një kopje (linkun/videon) e raportimit që dëshirojnë ta bëjnë pjesë të konkurrimit.

– Një dokument shoqërues me  informacion që përfshin emrin e gazetarit/es , datën e publikimit të materialit,  median në të cilën angazhohet profesionalisht dhe kur është publikuar raportimi.

Shpallja e fituesit/es do të bëhet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, e cila do të mbahet në tetor të vitit 2023. Për fituesin do të vihet në dispozicion një laptop profesional.

Rregullat:

  • Data e mbylljes së dorëzimeve është 31 korrik 2023;
  • Shkrimi/artikulli/reportazhi duhet të jetë publikuar brenda vitit 2023;
  • Preferohet që shkrimi/artikulli/reportazhi të jetë punë individuale;
  • Vlerësimi i materialeve mediatike do të bëhet nga një juri ekspertësh/esh të fushave të ndryshme;
  • Fituesi do të shpallet në një aktivitet gjatë tetorit 2023.

Fituesi do të marrë:

  • Një çmim simbolik për fituesin/en dhe një certifikatë mirënjohjeje
  • Promovimi online përmes kanaleve të Shoqatës Together for Life dhe UN Women Albania

Afati i fundit për aplikime është 30 gusht 2023.