Shëndet dhe mirëqenie

Shoqata Together for Life njihet si një ndër organizatat e para në Shqipëri që është angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.

TFL zbaton projekte që kanë në fokus të saj:
✅​​bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet qendrore dhe lokale shëndetësore dhe të të drejtave të njeriut me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e aksesit në to në mënyrë të veçantë të grupeve vulnerabël;
✅​ushtrimin e presionit të vazhdueshëm ndaj institucioneve përgjegjëse për rritjen e transparencës në hartimin e politikave dhe shpërndarjen dhe shpenzimin e fondeve të vëna në dispozicion për këtë sektor;
✅​monitorimin e zbatimit të politikave shëndetësore për të siguruar efektshmërinë e shërbimeve;
✅​informimin, promovimin, ndërgjegjësimin e pacientëve për të drejtat e tyre dhe rrugët dhe mjetet që mund dhe duhet të përdoren kur neglizhohet, shkelet ndonjëra prej këtyre të drejtave;
✅​investigimin, hetimin dhe vënien në lëvizje të mekanizmave institucionale dhe ligjore për mbrojtjen e të drejtës së pacientëve të veçantë për shërbim cilësor dhe të garantuar shëndetësor.

Projekte

No results found.
“Të drejtat e pacientëve në sistemin e drejtësisë”, TFL prezanton projektin për Dibrën dhe Lushnjen

“Të drejtat e pacientëve në sistemin e drejtësisë”, TFL prezanton projektin për Dibrën dhe Lushnjen

Ekspertët e shëndetësisë: Planifikimi i buxhetit sipas nevojave reale, jo buxhet historik

Ekspertët e shëndetësisë: Planifikimi i buxhetit sipas nevojave reale, jo buxhet historik

Shoqata Together For Life, edukim ligjor për shoqatat e pacientëve

Shoqata Together For Life, edukim ligjor për shoqatat e pacientëve

‘Përmirësimi i sistemit shëndetësor përmes një vote të informuar’: TFL përball shoqatat e pacientëve me hartuesit e programeve politike

‘Përmirësimi i sistemit shëndetësor përmes një vote të informuar’: TFL përball shoqatat e pacientëve me hartuesit e programeve politike

COVID-19/ Vaksinat, roli i tyre në mbrojtjen e popullatës dhe nevoja për transparencë

COVID-19/ Vaksinat, roli i tyre në mbrojtjen e popullatës dhe nevoja për transparencë

Kanceri i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës gjatë periudhave të epidemive

Kanceri i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës gjatë periudhave të epidemive

Në gjurmët e parave të COVID-19

Në gjurmët e parave të COVID-19

Barra financiare e pacientëve të konfirmuar me COVID-19

Barra financiare e pacientëve të konfirmuar me COVID-19