FTESË PËR EKSPERTIZË No.21

Ekspert për Hartimin e Strategjisë së Komunikimit, të Planit të Angazhimit Komunitar dhe të Marrëdhënies me Mediat në kuadër të projektit SOLIDAR – Bashkë në Emergjencat Shëndetësore

Projekti: SOLIDAR – Bashkë në emergjencat shëndetësore

Titulli i pozicionit: Ekspert për hartimin e strategjisë së komunikimit dhe të marrëdhënies me mediat

Vendodhja: Tirana

Lloji i kontratës: Kontratë shërbimi

Duration:  16 ditë (Përgjatë muajve Qershor-Tetor)

Together for Life (TFL) po kërkon të kontraktojë një ekspert, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për hartimin e strategjisë së komunikimit, të Planit të Angazhimit Komunitar dhe të Marrëdhënies me Mediat përgjatë kohëzgjatjes së projektit SOLIDAR.

Ky shërbim  do të synojë të strukturojë strategjinë e komunikimit të projektit me qëllim rritjen e shkallës së informimit dhe të përhapjes së njohurive. Nga ana tjetër shërbimi do të ofrojë konsulencë dhe udhëzime lidhur me mënyrën e transmetimit të informacionit në media të ndryshme duke synuar qartësi dhe rritje të impaktit të vetë projektit në komunitet.

Më shumë informacion mbi thirrjen gjeni në linkun më poshtë:

3. TORs_Call no.21 Communication and media expert

Afati për dorëzimin e aplikimit është data 14 Qershor 2024. Aplikimet mund të dorëzohen me e-mail në adresën info@togetherforlife.org ose në adresën postare: TOGETHER FOR LIFE – Rr. Brigada VIII, Pallati Jeshil Tekno-Projekt, Hyrja 2, Ap.14, Tiranë/ Shqipëri

Eksperti duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtëm:

  • CV e përditësuar ku të shprehet qartë formimi dhe eksperienca në shërbimet e kërkuara;
  • Shprehje interesi ku të integrohet shkurtimisht qasja e ekspertit lidhur me ofrimin e shërbimeve të kërkuara.
  • Oferta financiare (sipas modelit bashkëlidhur).