FTESË PËR EKSPERTIZË No.21
Ekspert për Hartimin e Strategjisë së Komunikimit, të Planit të Angazhimit Komunitar dhe të Marrëdhënies me Mediat në kuadër të projektit SOLIDAR – Bashkë në Emergjencat Shëndetësore
Projekti: SOLIDAR – Bashkë në emergjencat shëndetësore
Titulli i pozicionit: Ekspert për hartimin e strategjisë së komunikimit dhe të marrëdhënies me mediat
Vendodhja: Tiranë
Lloji i kontratës: Kontratë shërbimi
Kohëzgjatja: 16 ditë (Përgjatë muajve Qershor-Tetor)
Together for Life (TFL) po kërkon të kontraktojë një ekspert, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për hartimin e strategjisë së komunikimit, të Planit të Angazhimit Komunitar dhe të Marrëdhënies me Mediat përgjatë kohëzgjatjes së projektit SOLIDAR.
Ky shërbim do të synojë të strukturojë strategjinë e komunikimit të projektit me qëllim rritjen e shkallës së informimit dhe të përhapjes së njohurive. Nga ana tjetër shërbimi do të ofrojë konsulencë dhe udhëzime lidhur me mënyrën e transmetimit të informacionit në media të ndryshme duke synuar qartësi dhe rritje të impaktit të vetë projektit në komunitet.
Më shumë informacion mbi thirrjen gjeni në linkun më poshtë:
3. TORs_Call no.21 Communication and media expert
Afati për dorëzimin e aplikimit është data 14 Qershor 2024. Aplikimet mund të dorëzohen me e-mail në adresën info@togetherforlife.org ose në adresën postare: TOGETHER FOR LIFE – Rr. Brigada VIII, Pallati Jeshil Tekno-Projekt, Hyrja 2, Ap.14, Tiranë/ Shqipëri
Eksperti duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtëm:
- CV e përditësuar ku të shprehet qartë formimi dhe eksperienca në shërbimet e kërkuara;
- Shprehje interesi ku të integrohet shkurtimisht qasja e ekspertit lidhur me ofrimin e shërbimeve të kërkuara.
- Oferta financiare (sipas modelit bashkëlidhur).



