Shoqata Together for Life, në bashkëpunim me GFA Consulting Group GmbH po zbaton projektin SOLIDAR – Bashkë në Emergjencat Shëndetësore, me mbështetjen financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Në kuadër të SOLIDAR, 5 takime prezantuese të projektit dhe me qëllim vendosjen e bashkëpunimeve të para, për të krijuar një rrjet të qëndrueshëm dhe efektiv janë realizuar në qytetin e Pukës, Shkodrës, Tepelenës, Fushë-Krujës dhe Elbasanit.
98 aktorë të institucioneve në nivel lokal nga shëndetësia, emergjencat civile, pushteti lokal, arsimi, policia, dhe shoqëria civile dhanë kontributin e tyre në këto takime duke bashkëndarë ide dhe realitete mbi:
- Mënyrën se si funksionon sistemi i emergjencave civile dhe shëndetësore në zonat e tyre.
- Sa të përgatitur janë institucionet në nivel lokal kryesisht për të përballuar emergjencat shëndetësore?
- Sa të informuar janë komuninitetet në lidhje me këtë çështje?
- Cilat janë sfidat kryesore që hasen në rastet e menaxhimit të emergjencave shëndetësore individuale dhe komunitare, sipas këndvështrimit institucional dhe komunitar?
Të gjitha inputet e marra gjatë këtyre takimeve janë me vlerë për të pasur një qasje realiste të implementimit të projektit, në mënyrë që qëllimi final i projektit që “Njerëzit, duke përfshirë edhe më të cenuarit, kanë akses të përmirësuar në shërbimet cilësore të kujdesit të emergjencës, të menaxhuara nga një sistem më rezilient i emergjencës shëndetësore në të gjitha nivelet”, të arrihet.
Na ndiqni për të qenë të informuar dhe për të kontribuar në hapat në vijim të implementimit të këtij projekti!
SOLIDAR-Bashkë në emergjencat shëndetësore!




