Për të rritur kapacitetet e shoqatave të pacientëve për të advokuar efektivisht për të drejtat e tyre, duke bërë që “zëri i pacientëve” dhe nevojat e tyre të dëgjohen nga politik-bërësit, u zhvillua një trajnim me 27 përfaqësues të shoqatave të pacientëve dhe organizatave që punojnë me grupe vulnerabël në ambientet e Tirana International disa ditë më parë nga TFL.

“Organizime të tilla na bëjnë që jo vetëm të mblidhemi dhe të tregojmë shqetësimet tona, por dhe të mësojmë më shumë nga eksperiencat e njëri tjetrit dhe të ndërtojmë bashkëpunime, sepse bashkimi bën fuqinë- u shpreh një prej pjesëmarrjeve.

Ky trajnim vuri në dukje dhe një herë, se një proces advokimi të jetë më i efektshëm dhe me një ndikim më të gjerë për të gjithë grupet e interesit, është mirë që të jetë një proces i bashkuar. TFL ndau eksperiencën e një rasti advokimi të suksesshëm nga ana e saj në të drejtë të pacientëve, duke dhënë jo vetëm këshilla praktike, por dhe duke motivuar pjesmarrësit për rezultate pozitive.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit SOLIDAR-Bashkë në emergjencat shëndetësore, që Together for Life po implementon në bashkëpunim me GFA Consulting Group GmbH, me mbështetjen financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.