Në fokusin tonë është fuqizimi i Rrjeteve të Reziliencës të Komunitetit (CRN) për të qenë më aktive në zonat e tyre, duke u përqendruar në disa drejtime kyçe:
- Advokimi për shërbime më të mira shëndetësore, sidomos në situata emergjencash që prekin zonat e tyre.
- Identifikimi dhe evidentimi i problematikave që prekin komunitetet, veçanërisht grupet më të cenuara, duke adresuar jo vetëm emergjencat shëndetësore por edhe sfida të tjera me ndikim.
- Informimi dhe ndërgjegjësimi i komuniteteve për t’i përgatitur ato që të reagojnë në mënyrë efektive ndaj emergjencave shëndetësore, qofshin ato individuale apo komunitare.
Për të arritur këto qëllime, gjatë muajit dhjetor 2024 janë organizuar pesë takime me grupet e CRN-ve, duke planifikuar aktivitetet e tyre për periudhën në vijim. Gjatë këtyre takimeve, anëtarët e CRN-ve kanë treguar angazhim të madh dhe dëshirë për të sjellë ndryshim në lokalitetet e tyre, duke dhënë një perspektivë premtuese për të ardhmen.
Këto aktivitete janë realizuar në kuadër të projektit SOLIDAR – Bashkë në emergjencat shëndetësore, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Projekti po zbatohet nga organizata Together for Life në bashkëpunim me GFA Consulting Group GmbH.
Ky angazhim tregon për rëndësinë e përfshirjes aktive të komuniteteve në përballimin e sfidave shëndetësore, duke ndërtuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe efektive për mirëqenien e të gjithëve.