Shoqata “Together for Life”, në bashkëpunim me GFA Consulting Group GmbH, po zbaton projektin SOLIDAR – Së bashku në Emergjencat Shëndetësore, me mbështetjen financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Qëllimi i përgjithshëm i Projektit “SOLIDAR – Së bashku në Emergjencat Shëndetësore” është: Njerëzit, duke përfshirë edhe më të cenuarit, kanë akses të përmirësuar në shërbimet cilësore të kujdesit të emergjencës, të menaxhuara nga një sistem më i qëndrueshëm i emergjencës shëndetësore në të gjitha nivelet.

Together for Life (TFL) po kërkon të kontraktojë një ekspert, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për të analizuar standartet e akreditimit për qendrat shëndetësore parësore ne qendrat shëndetësore 24/7  në lidhje me mekanizmin e feedback-ut të pacientëve.

Kjo ekspertizë ka si qëllim të kontribuojë në forcimin e mekanizmit të feedback-ut/reagimit për pacientët në qendrat shëndetësore 24/7. Pritet që të bëhet një rishikim i literaturës dhe dokumentacionit të standarteve të  akreditimit fokusuar  në fushën e të drejtave të pacientit në lidhje me mekanizmin e feedbackut/reagimit dhe një panorame konkrete e zbatimit të këtyre standarteve në 10 qendrat shëndetësorë 24/7 të targetuara për këtë projekt, specifikisht në (Fushë-Krujë, Kamëz, Vorë, Fushë-Arrëz, Luf, Qelëz, Gjegjan, Këlcyrë, Cërrik, Belsh). Bazuar në gjetjet e këtij studimi, do të ndërtohet një udhëzues  se si duhet të jetë mekanizmi i feedback-ut/reagimit, se si dhe ku duhet të raportohet. Ky raport duhet të shërbejë për të informuar fushatën ndërgjegjësuese për të drejtat e pacientit.

Për më shumë informacion rreth kësaj ekspertize klikoni:

Tender Dossier

TORs for External Expert