Shoqata “Together for Life”, në bashkëpunim me GFA Consulting Group GmbH, po zbaton projektin SOLIDAR – Së bashku në Emergjencat Shëndetësore, me mbështetjen financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Qëllimi i përgjithshëm i Projektit “SOLIDAR – Së bashku në Emergjencat Shëndetësore” është: Njerëzit, duke përfshirë edhe më të cenuarit, kanë akses të përmirësuar në shërbimet cilësore të kujdesit të emergjencës, të menaxhuara nga një sistem më i qëndrueshëm i emergjencës shëndetësore në të gjitha nivelet.

Together for Life (TFL) po kërkon të kontraktojë një Ekspert për realizimin e një studimi fizibiliteti mbi barrierat dhe proceset në kujdesin shëndetësor, për të identifikuar kanale të përshtatshme komunikimi dhe platforma të shkëmbimit të informacionit në një prej rajoneve të përzgjedhur për grupet e synuara që janë më të përjashtuara, si edhe realizimin e workshop-eve me aktorët kyç për rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit, në kuadër të projektit SOLIDAR – Bashkë në Emergjencat Shëndetësore.

Për më shumë informacion rreth kësaj ekspertize klikoni:

TORs_Call no.8 Expert to conduct feasibility study

Tender Dossier_Qualitative study