Thirrje për ekspert/trajner për ofrimin e njohurive përfaqësuesve të OJF vendore në fushën e integrimit gjinor në politikat vendoren ë kuadër të projektit: “Integrimi gjinor në politikat socio-ekonomike  të bashkive në qarkun e Lezhës

Projekti që do të implementohet nga Shoqata “Together for Life” në qarkun e Lezhës synon bashkëpunimin mes strukturave të qeverisjes vendore, organizatave lokale të shoqërisë civile, medias dhe sipërmarrjes me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre për analiza gjinore, monitorimin e angazhimeve gjinore të institucioneve. Një sërë takimesh dhe trajnimesh janë planifikuar me përfaqësues të aktorëve të përfshirë në prjekt për ‘i informuar dhe ndërgjegjësuar ata lidhur me të drejtat e grave dhe promovimin e barazisë gjinore përmes Procesit të Anëtarësimit në BE. Përgatitja dhe publikimi i 4 intervistave me përfaqësues të qarkut Lezhë dhe bashkisë Lezhë mbi politikat vendore për mbështetjen e grave sipërmarrëse, 10 artikuj dhe 6 infografike do të përgatiten dhe do të publikohen në kuadër të projektit. Informacionin e plotë mbi thirrjen e gjeni në këtë link TOR-Trainer_Local CSOs_local gender politics-REACTOR

Eksperti/ja – trajneri/ja do të jetë përgjegjegjës për:

  • Përgatitjen e modulit te trajnimit ne te cilin do te përfshihen informacionet me te fundit rreth rrugëve/ mjeteve për integrimin gjinor ne politikat vendore dhe rëndësinë e këtij procesi;
  • Bashkëpunimin me stafin e projektit pranë TFL për pergatitjen e agjendës së trajnimit dhe modulin;
  • Trajnimin e përfaqësuesve të shoqërisë civile me qëllim rritjen e njohurive të tyre rreth procesit të integrimit gjinor në politikat vendore dhe rritjen e aftësive në monitorimin e përfshirjes së gjinisë në politikat vendore;
  • Të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme të pranuara në edukimin e të rriturve;
  • Të respektojë pjesëmarrësit në trajnim dhe të ofrojë një ambient të shëndetshëm trajnimi.

Angazhimi në projekt 

Pershkrimi i detyrave Place Date/Estimated Numri i ditëve te punes
Pergatitja e materialit te trajnimit Zyre / tryezë Qershor 2022 2 dite
Tranimi me përfaqësues te organizatave vendore te shoqërisë civile Office Qershor 2022 1 dite
Total Numri i përgjithshëm i ditëve te punës                                                           3  dite

Data e fillimit dhe periudha e zbatimit të detyrave

Trajneri/ja fillon angazhimin në kuadër të projektit në datën 1 qershor 2022 dhe kontrata zgjat 1 muaj, deri në datën 30 qershor 2022.

Kërkesat specifike për Trainerin/en

Personat e interesuar për pozicionin e shpallur të trajnerit/es sipas kësaj Thirrjeje duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

  1. Të ketë kryer arsimin e lartë ne degët shkenca juridike, shkenca sociale, ose fusha te ngjashme me to;
  2. Të ketë eksperiencë te mëparshme të konfirmuar në ofrimin e trajnimeve të ngjashme me të rritur;
  3. Të ketë njohuri shumë të mira rreth hartimit dhe zbatimit të politikave qendrore dhe vendore me fokus gender;
  4. Të ketë aftësi për të përcjellë mesazhin, për të dëgjuar dhe për ta orientuar bashkëbisedimin me pjesëmarrësit rreth temave kryesore të trajnimit;
  5. Të raportojë pranë projektit në mënyrë formale dhe joformale rreth ecurisë së trajnimit dhe pikave kryesore të tij, përfshirë pikat e forta dhe të dobëta.

The candidate must submit by email or at the TFL offices (at the following addresses):

  • Personal CV ;
  • Letër motivimi;
  • Ofertë financiare

Shoqata “Together for Life”, Rr. Brigada e VIII-të, Pll. Jeshil, Shk.2, Al. 14, Tirana, Albania

Email: info@togetherforlife.org.al

Afati përfundimtar per aplikim eshte data 23 maj 2022, ora 17:00. Aplikanti fitues do te njoftohet deri ne datën 30 maj 2022 me email ose telefon ne kontaktet e dhëna nga ai/ajo.