Thirrje për ekspert/trajner për ofrimin e njohurive përfaqësuesve të OJF vendore në fushën e integrimit gjinor në politikat vendoren ë kuadër të projektit: “Integrimi gjinor në politikat socio-ekonomike të bashkive në qarkun e Lezhës”
Projekti që do të implementohet nga Shoqata “Together for Life” në qarkun e Lezhës synon bashkëpunimin mes strukturave të qeverisjes vendore, organizatave lokale të shoqërisë civile, medias dhe sipërmarrjes me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre për analiza gjinore, monitorimin e angazhimeve gjinore të institucioneve. Një sërë takimesh dhe trajnimesh janë planifikuar me përfaqësues të aktorëve të përfshirë në prjekt për ‘i informuar dhe ndërgjegjësuar ata lidhur me të drejtat e grave dhe promovimin e barazisë gjinore përmes Procesit të Anëtarësimit në BE. Përgatitja dhe publikimi i 4 intervistave me përfaqësues të qarkut Lezhë dhe bashkisë Lezhë mbi politikat vendore për mbështetjen e grave sipërmarrëse, 10 artikuj dhe 6 infografike do të përgatiten dhe do të publikohen në kuadër të projektit. Informacionin e plotë mbi thirrjen e gjeni në këtë link TOR-Trainer_Local CSOs_local gender politics-REACTOR
Eksperti/ja – trajneri/ja do të jetë përgjegjegjës për:
- Përgatitjen e modulit te trajnimit ne te cilin do te përfshihen informacionet me te fundit rreth rrugëve/ mjeteve për integrimin gjinor ne politikat vendore dhe rëndësinë e këtij procesi;
- Bashkëpunimin me stafin e projektit pranë TFL për pergatitjen e agjendës së trajnimit dhe modulin;
- Trajnimin e përfaqësuesve të shoqërisë civile me qëllim rritjen e njohurive të tyre rreth procesit të integrimit gjinor në politikat vendore dhe rritjen e aftësive në monitorimin e përfshirjes së gjinisë në politikat vendore;
- Të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme të pranuara në edukimin e të rriturve;
- Të respektojë pjesëmarrësit në trajnim dhe të ofrojë një ambient të shëndetshëm trajnimi.
Angazhimi në projekt
| Pershkrimi i detyrave | Vendi | Date/Estimated | Numri i ditëve te punes |
| Pergatitja e materialit te trajnimit | Zyre / tryezë | Qershor 2022 | 2 dite |
| Tranimi me përfaqësues te organizatave vendore te shoqërisë civile | Office | Qershor 2022 | 1 dite |
| Total Numri i përgjithshëm i ditëve te punës 3 dite | |||
Data e fillimit dhe periudha e zbatimit të detyrave
Trajneri/ja fillon angazhimin në kuadër të projektit në datën 1 qershor 2022 dhe kontrata zgjat 1 muaj, deri në datën 30 qershor 2022.
Kërkesat specifike për Trainerin/en
Personat e interesuar për pozicionin e shpallur të trajnerit/es sipas kësaj Thirrjeje duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
- Të ketë kryer arsimin e lartë ne degët shkenca juridike, shkenca sociale, ose fusha te ngjashme me to;
- Të ketë eksperiencë te mëparshme të konfirmuar në ofrimin e trajnimeve të ngjashme me të rritur;
- Të ketë njohuri shumë të mira rreth hartimit dhe zbatimit të politikave qendrore dhe vendore me fokus gender;
- Të ketë aftësi për të përcjellë mesazhin, për të dëgjuar dhe për ta orientuar bashkëbisedimin me pjesëmarrësit rreth temave kryesore të trajnimit;
- Të raportojë pranë projektit në mënyrë formale dhe joformale rreth ecurisë së trajnimit dhe pikave kryesore të tij, përfshirë pikat e forta dhe të dobëta.
Kandidati duhet te paraqesë nëpërmjet emailit ose ne zyrat e TFL (ne adresat e mëposhtme):
- CV personale;
- Letër motivimi;
- Ofertë financiare
Shoqata “Together for Life”, Rr. Brigada e VIII-të, Pll. Jeshil, Shk.2, Al. 14, Tirana, Albania
Posta elektronike: info@togetherforlife.org.al
Afati përfundimtar per aplikim eshte data 23 maj 2022, ora 17:00. Aplikanti fitues do te njoftohet deri ne datën 30 maj 2022 me email ose telefon ne kontaktet e dhëna nga ai/ajo.



