FTESË PËR EKSPERTIZË – Ekspert për ofrimin e shërbimeve lidhur me marketingun dixhital dhe multimedia (video/audio) në kuadër të projektit SOLIDAR – Bashkë në Emergjencat Shëndetësore
Projekti: SOLIDAR – Bashkë në emergjencat shëndetësore
Titulli i pozicionit: Ekspert për ofrimin e shërbimeve lidhur me Digital Marketing and Multimedia Actions
Vendodhja: Tirana
Lloji i kontratës: Kontratë shërbimi
Loti 1: Digital Marketing and Multimedia Actions – Audio/Video Production
Loti 2: Digital Marketing and Multimedia Actions – Podcast Series Production
Duration: Përgjatë muajve Qershor-Tetor
Shoqata “Together for Life” është angazhuar në zbatimin e projektit SOLIDAR – Së bashku në Emergjencat Shëndetësore, me mbështetjen financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Qëllimi i përgjithshëm i Projektit “SOLIDAR – Së bashku në Emergjencat Shëndetësore” është: Njerëzit, duke përfshirë edhe më të cenuarit, kanë akses të përmirësuar në shërbimet cilësore të kujdesit të emergjencës, të menaxhuara nga një sistem më i qëndrueshëm i emergjencës shëndetësore në të gjitha nivelet.
Për të arritur një audience më të madhe të personave, si dhe për të dhënë mesazhe të ndryshme sensibilizuese, në kuadër të këtij projekti është ndërmarrë një fushatë intensive promovuese me aktivitete dixhitale dhe shërbime audio/video. Për të realizuar këtë objektiv, Shoqata “Together for Life” kërkon të kontraktojë ekspert/kompani të specializuara në këtë fushë. Aplikantët e interesuar të ndjekin linkun për më tepër detaje.



