Titulli i projektit: EU-Matter
Periudha e implementimit: 01.01.2026 – 31.12.2027
Buxheti: € 520,345.00
Donatori: Bashkimi Evropian
Partnerët e projektit:
- ASOCIATIA IN VARIETATE CONCORDIA – Rumani
- PRORIGHTS PROFESSIONISTI PER LA PROMOZIONE E LA PROTEZIONE DEI DIRITTI FONDAMENTALI – Itali
- CENTER FOR THE STUDY OF DEMOCRACY – Bullgari
- ASOCIATIA GEYC – Rumani
- ASOCIACION TALENTO PARA EL FUTURO – Spanjë
- UDRUZENJE KROKODIL – Serbi
- TOGETHER FOR LIFE SHOQATA – Shqipëri
- AY INSTITUTE – Lituani
PËRMBLEDHJE E PROJEKTIT
EU-MATTER është një projekt evropian që synon të fuqizojë të rinjtë duke i ndihmuar të kuptojnë më mirë funksionimin e Bashkimit Evropian, proceset e politikëbërjes dhe rolin e tyre si qytetarë aktivë në jetën demokratike. Projekti krijon mundësi për të mësuar, bashkëpunuar dhe shkëmbyer përvoja përmes burimeve të besueshme të informacionit, hapësirave interaktive të pjesëmarrjes dhe përmbajtjes mediatike, duke nxitur mendimin kritik, dialogun e hapur dhe përfshirjen aktive në çështjet që prekin shoqërinë. Përmes EU-MATTER, të rinjtë mund të informohen nga burime të besueshme, të ndajnë ide dhe përvoja me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme evropiane, si edhe të marrin pjesë në diskutime e nisma që kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të përbashkët.
OBJEKTIVAT
- Të rritet njohja e të rinjve mbi Bashkimin Evropian dhe funksionimin e tij demokratik, duke i ndihmuar të kuptojnë më mirë institucionet e BE-së, proceset e politikëbërjes, politikat kryesore dhe vlerat mbi të cilat ndërtohet Bashkimi Evropian, përmes metodave bashkëkohore, ndërvepruese dhe lehtësisht të aksesueshme të të nxënit.
- Të zhvillohet mendimi kritik dhe aftësia për të përballuar dezinformimin, duke i pajisur të rinjtë me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të analizuar në mënyrë kritike informacionin, për të dalluar dezinformimin dhe për t’u përfshirë në debatet publike në mënyrë të informuar dhe me përgjegjësi.
- Të nxitet pjesëmarrja aktive dhe gjithëpërfshirëse e të rinjve në jetën qytetare, me fokus të veçantë tek të rinjtë nga grupet vulnerabël (NEET, të rinjtë nga zonat rurale, të rinjtë me aftësi të kufizuara dhe ata me histori migrimi), duke ulur pengesat për përfshirje dhe duke forcuar ndjenjën e përkatësisë së tyre ndaj komunitetit evropian.
- Të krijohen ura dialogu dhe besimi ndërmjet të rinjve dhe Bashkimit Evropian, përmes hapësirave të sigurta dhe gjithëpërfshirëse ku ata mund të shprehin mendimet, shqetësimet dhe idetë e tyre, të shkëmbejnë perspektiva dhe të diskutojnë mbi çështje që lidhen me demokracinë, qytetarinë aktive dhe të ardhmen e Evropës.
- Të zhvillohen aftësi praktike në fushën e qytetarisë aktive dhe politikëbërjes, duke u dhënë të rinjve mundësinë të mësojnë përmes përvojës në analizën e politikave publike, hartimin e zgjidhjeve, punën në grup, advokimin dhe negocimin, përmes Laboratorëve të Politikave (Policy Labs) dhe Hackathon-it Ndërkombëtar Qytetar.
- Të fuqizohen të rinjtë për të kontribuar në proceset e politikëbërjes evropiane, duke i mbështetur në hartimin e rekomandimeve konkrete për politika publike, të bazuara në prioritetet, nevojat dhe vizionin e tyre për të ardhmen e Evropës.
- Të forcohet bashkëpunimi ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve arsimore në nivel evropian, përmes shkëmbimit të përvojave, metodologjive, mjeteve dhe praktikave të mira, duke rritur kapacitetet e partnerëve në shtatë vendet pjesëmarrëse.
- Të promovohen forma inovative të angazhimit qytetar të të rinjve, duke zhvilluar dhe testuar mjete digjitale dhe forma moderne komunikimi, si podkastet, videot e shkurtra (reels), dokumentarët dhe memet, për të rritur pjesëmarrjen, ndërveprimin dhe ndikimin e projektit.
- Të rritet dukshmëria dhe qasja e të rinjve në informacion të besueshëm mbi Bashkimin Evropian, përmes rrëfimit digjital (digital storytelling) dhe strategjive të komunikimit në rrjetet sociale, të përshtatura me mënyrën se si informohen dhe komunikojnë të rinjtë sot.
SI MUND TË PËRFSHIHENI?
EU-MATTER u ofron të rinjve dhe organizatave mundësi të shumta për t’u angazhuar dhe për të dhënë kontributin e tyre në projekt. Ju mund të:
- Merrni pjesë në seminaret kombëtare dhe Laboratorët e Politikave (Policy Labs);
- Angazhoheni në aktivitete ndërkombëtare të të nxënit, shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit;
- Kontribuoni në hartimin e rekomandimeve për politika publike, të zhvilluara nga vetë të rinjtë;
- Merrni pjesë në diskutime online dhe fushata digjitale ndërgjegjësuese;
- Bëheni pjesë e eventeve publike, debateve dhe aktiviteteve për promovimin dhe shpërndarjen e rezultateve të projektit.



