Titulli i projektit: “Transparenca dhe llogaridhënia në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri”
Donatori: National Endowement for Democracy (NED)
Periudha e zbatimit: Korrik 2021 – Qershor 2024
QËLLIMI I PROJEKTIT:
Qëllimi i këtij projekti është të promovojë llogaridhënien dhe transparencën në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, duke pasur parasysh pandeminë e Covid-19, pakënaqësinë në rritje të qytetarëve me shërbimet dhe infrastrukturën shëndetësore publike, pagesat e larta nga xhepi të qytetarëve, shpenzimet e larta të alokuara për sektorin e shëndetësisë nga qeveria dhe institucionet ndërkomëtare për adresimin e pandemisë së Covid-19, dhe procedurat e parregullta që janë përdorur në mënyrë të gjerë gjatë kësaj periudhe nga qeveria për prokurimin e shërbimeve shëndetësore.
OBJEKTIVAT:
- Objektivi kryesor është të promovojë një sektor shëndetësor llogaridhënës dhe transparent në Shqipëri.
- Të krijohet dhe të forcohet bashkëpunimi dhe ndërveprimi ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve të pavarura.
- Të monitorohen shpenzimet e qeverisë dhe të shqyrtohen vendimet e qeverisë në lidhje me shpenzimet dhe investimet në sektorin e shëndetësisë.
- Të gjenerohen, diskutohen dhe shpërndahen statistikat, provat dhe analizat lidhur me shpenzimet dhe vendimet e qeverisë në sektorin e shëndetësisë.
- Të përgatiten veprime advokuese në bashkëpunim me institucionet kryesore të pavarura, dhe të diskutohen në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
- Të promovohet gazetaria investigative, që do të fokusohet në menaxhimin e fondeve dhe investimeve në sektorin e shëndetësisë.
- Të krijohet një platformë online për të publikuar të gjitha informacionet e gjeneruara dhe t’ju mundësohet qytetarëve që të denoncojnë shqetësimet e tyre lidhur me transparencën dhe llogaridhënien në sektorin e shëndetësisë.



