Më 15 shkurt Shoqata “Together for Life” organizoi punëtorinë “Vishemi me traditë”. Përgjatë punëtorisë, pjesëmarrësit patën mundësi të krijonin dizajne kreative të frymëzuar nga kultura dhe tradita e pasur e Shqipërisë, pas së cilës do të organizohet një sfilatë mode në Sarajevë në mars të vitit 2023 dhe 5 më të mirat do të përzgjidhen për Gala-n përfundimtare të Modës në Athinë (Greqi) në shtator të vitit 2023.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit Fashioration.Eu mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes Programit Erasmus+ dhe zbatohet në bashkëpunim me 6 organizata partnere.
Shoqata Together for Life, si organizata implementuese në Shqipëri, po punon ngushtësisht me homologët e saj në rajon, për dhënien mundësi të të rinjve shqiptarë të talentuar dhe profesionistë të fushës, që nëpërmjet njohjes dhe revokimit të vlerave më të mira të traditës dhe përdorimit të teknikave dhe mjeteve inovative, të sigurojnë aftësi të reja në fushën e artit dhe stilimit.
Në fillim të workshop-it, pjesëmarrësit u njohën me projektin, objektivat dhe aktivitetet e zhvilluara dhe ato që do të zbatohen në të ardhmen. Koordinatorja e projektit prezantoi për pjesëmarrësit disa nga materialet e zhvilluara deri tani në kuadër të projektit, si website, një handbook dhe metodologji që të rinjtë mund ta aksesojnë për zhvillimin e aftësive të tyre në fushën e modës, dizajnit dhe traditës.
Më pas ekspertja Blerina Kolgjini, pedagoge në Universitetin e Politeknikut, Dega Tekstil, prezantoi disa nga procesetdhe strukturat e nevojshme për realizimin e një veshje tradicionale, si përzgjedhja e materialit (fiber, fill, tekstil); mjetet që përdoren (gjilpërë, shtiza, tezgjah), endja dhe thurja, prerja dhe qepja, përpunimet e tjera që përfshin dekoracionet, e deri në marrjen e formës përfundimtare të produktit. Më pas ajo ju tregoi pjesëmarrësve disa nga punimet e bëra duke përdorur teknika tradicionale.