Titulli i projektit: Shkëmbime virtuale për të rinjtë e Ballkanit
Periudha e zbatimit: 01/07/2023 – 31/12/2025
Donatori: Bashkimi Evropian
Partnerët e projektit: USB (Greqi), LDA Mostar (Bosnje-Hercegovinë), Youth Alliance – Krusevo (Maqedoni)
Projekti “Virtual Exchanges for Balkan Youth (VEBY)” është një iniciativë 3-vjeçare mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+ “Virtual Exchanges in Higher Education and Youth”.
Projekti synon të rrisë përfshirjen e sa më shumë të rinjve me më pak mundësi në shkëmbimet virtuale. Qëllimi është të përfshijmë sa më shumë të rinj nga grupet vulnerable, të promovojmë edukimin mediatik dhe tolerancën, dhe të fuqizojmë aktivistët e rinj dhe punonjësit socialë me aftësi të reja teknologjike për të nxitur përfshirjen sa më aktive të të rinjve.