Përfundoi me sukses trajnimi i dytë për aktorët jopublikë të Bashkisë Kukës. Qëllimi i trajnimit ishte rritja e nivelit të njohurive të këtyre aktorëve mbi praktikat më të mira të përfshirjes proaktive në procesin e monitorimit të transparencës buxhetore në nivel vendor si edhe mbi mënyrat më efektive për ta kryer si duhet rolin e tyre mbikqyrës. Pjesë e trajnimit ishin 20 aktorë jopublikë si: përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, medias, biznesit, grupet të ndryshme interesi etj.
Ky trajnim është realizuar në kuadër të projektit “Qytetarët të parët: Bashkë për një qeverisje vendore transparente!”, zbatuar nga Shoqata Together for Life, me mbështetje nga skema e granteve “BAT-Shoqëria Civile”, e zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim IDM Albania, në partneritet me Qendrën për Kërkim dhe Politikë-bërje (QKPM) dhe Faktoje, mbështetur financiarisht nga European Union in Albania.

