Organizata “Together for Life” kërkon të punësojë një menaxher/ e programi në fushën e shëndetit, i cili/ e cila do të jetë përgjegjës për drejtimin, zhvillimin dhe zbatimin e programit të shëndetësisë që zbaton organizata. Menaxheri/ja i raporton direkt Drejtorit Ekzekutiv.  Ai/ajo punon ngushtë me sektorin e financës dhe pjesën tjetër të stafit në pozicione menaxhuese.

Përgjegjësitë dhe detyrat 

  • Ka përgjegjësi direkte për ecurinë e përgjithshme të programit të shëndetit që zbaton TFl dhe ruan komunikim korrekt me donatorët e këtij programi.
  • Koordinon e mbikëqyr zbatimin cilësor të programit/ projekteve të organizatës të lidhura me fushën e shëndetit dhe ndjek, sipas nevojës, aktivitetet përkatëse të këtij program.
  • Supervizon stafin që zbaton projektet në fushën e shëndetit dhe sigurohet që rregullat dhe standartet e vendosora nga donatori të zbatohen me korrektësi.
  • Siguron që programi/ projektet në fushën e shëndetit të arrijnë objektivat dhe rezultatet e parashikuara.
  • Siguron përgatitjen brenda afateve dhe me cilësi të raporteve ndërmjetëse/ finale që kërkohen nga donatorët.
  • Delegon detyrat tek koordinatorët e projektit, duke siguruar ndarjen e duhur të detyrave.
  • Angazhohet aktivisht në shkrimin e projekteve të lidhura me fushën e shëndetit.
  • Merr pjesë në procesin e rekrutimit të ekspertëve/ stafit që duhet angazhuar në programin/ projektet e shëndetit, sipas nevojës.
  • Përfaqëson TFL në takime me institucione të ndryshme, si edhe në aktivitete me partnerë  ose donatorë.
  • Detyra të tjera që mund të caktohen nga Drejtori Ekzekutiv.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare në  shëndet publik, shkenca sociale ose fusha të tjera të ngjashme. (Preferencë do u jepet kandidatëve me diplomë Masteri).
  • Njohje shumë të mirë të sistemit shëndetësor dhe politikave shëndetësore në vend.
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë në shkrim dhe menaxhim projektesh në fushën e shëndetit pranë institucioneve publike ose organizatave të shoqërisë civile.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi,  organizative, planifikuese dhe koordinuese.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet e vendosura.
  • Aftësi për të performuar mirë edhe në situata që mund të shkaktojnë presion.
  • Aftësi për të punuar në ekip.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, të folur dhe të shkruar. Njohja e një gjuhe të dytë të BE-së përbën avantazh.
  • Aftësi të mira në menaxhimin e kohës dhe vendosjen e prioriteteve.
  • Fleksibiletet për të udhëtuar jashtë Tiranë.
  • Njohuri të avancuara të MS Office suite.

APLIKIMI

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në gjuhën angleze në adresën: info@togetherforlife.org.al, duke vendosur në titullin e e-mailit “Kandidat/e për postin Menaxher/e Programi në fushën e shëndetësisë”.

Afati i aplikimit:  26 Janar 2024