Vitet 2015 dhe 2022 kanë qenë periudhat gjatë të cilave ka pasur fluks të lartë raportimesh dhe denoncimesh për korrupsion dhe abuzim me fondet publike të nivelit të lartë në sektorin e shëndetësisë nga ana e mediave investigative dhe institucioneve të pavarura audituese në vend, në mënyrë të veçantë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kjo është evidentuar nga Raporti “Raportimi i rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë nga media dhe institucionet e pavarura, në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri për periudhën 2014-2024.” publikuar nga Shoqata “Together for Life”, i cili përfshin një analizë gjithëpërfshirëse të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri gjatë periudhës 2014-2024. Ky studim, i pari në llojin e vet në vend, dokumenton në mënyrë të detajuar praktikat korruptive në nivelet më të larta të administratës publike shëndetësore, efektet e tyre mbi sistemin dhe jetën e qytetarëve, si dhe sfidat institucionale në luftën kundër këtij fenomeni.
Raporti analizon 9 nga rastet e korrupsionit të lartë të evidentuar nga raportet e KLSH ose artikujt e mediave investigative, përfshirë tenderin për barnat e sëmundjeve tumorale, tenderi për rojën private në QSUT, tenderi për implante ortopedike, koncesioni i Check-Up-it, koncesioni i laboratorëve mjekësorë, tenderi për respiratorët gjatë pandemisë COVID-19, koncesionet e sterilizimit dhe dializës, si dhe rasti i barnave të skaduara dhe recetave fiktive-FSDKSh, të cilat ngrenë premisa për të dyshuar për një model të përhapur dhe të përsëritur të abuzimit me fondet publike në sektorin e shëndetësisë.

Sipas raportit, pasojat e korrupsionit të nivelit të lartë, veçanërisht në sistemin shëndetësor, nuk janë thjesht dëme financiare, por në radhë të parë ato cenojnë drejtpërdrejtë cilësinë e shërbimeve shëndetësore, sidomoes tek grupet e margjinalizuara, si dhe ulin nivelin e besimit të qytetarëve tek institucionet. Gjetjet dhe rekomandimet e raportit u ndanë në një tryezë të rrumbullakët, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve audituese, mediave investigative, shoqatave të pacientëve dhe ekspertëve të fushës.
Z. Aulent Guri, Drejtor i Departamentit të Auditimit të Performancës, pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit, referoi disa gjetje të konkluduara nga auditime të performancës dhe përputhshmërisë, nga ku kishin rezultuar parregullsi në zbatimin e kontratave koncesionare në sektorin e shëndetësisë. Përsëritja e rekomandimeve të KLSH-së në raportet e auditimit periodik për të njëjtin objekt, u referua si një tregues për mungesën e vullnetit të institucioneve të audituara për të reflektuar dhe përmirësuar situatën.
Znj. Aleksandra Bogdani, përfaqësuese nga media investigative Birn Albania, në fjalën e saj të mbajtur gjatë tryezës theksoi se: “Mungesa e transparencës dhe llogaridhënies është kryesore, ka shumë pak zëra të lirë që mund ta ndihmojnë median dhe gazetarët. Të gjithë e dimë se nuk investigohet sa duhet me kaq shumë probleme që ka sistemi shëndetësor, por fatkeqësisht unë vërej se është një nga sektorët ku asnjë mjek nuk të flet me emër më, asnjë infermier nuk guxon të hapë gojën, asnjë spital nuk të kthen përgjigje për të dhëna bazikë që duhej të ishin online.”

Gjithashtu, znj. Nevila Gjata përfaqësuese nga media Faktoje.al, theksoi se: “Korrupsioni është kthyer në një lloj kulture te vetë pacientët. Ne e kemi provuar përmes artikujve tanë. Kanë një mungesë të ndërgjegjësimit publik, një droje. Jo vetëm nga mjekët për të folur, por edhe nga pacientë. Kjo lloj kulture se ryshfeti zgjidh çdo gjë, kjo na çon edhe në problematika të tjera. Sepse në momentin që ti ndërgjegjësohet, ka edhe një ndërgjegjësim edhe te drejtori i spitalit, te mjeku që ke përballë, te Ministria e Shëndetësisë. […] Edhe media ka problematikat e veta, nuk është absolutisht aq perfekte. Ka të bëjë edhe me kapacitetet financiare që kanë në media, presioni që kryesisht vjen edhe nga politika.”
Në përfundim të këtij raporti, Shoqata Together for Life (TFL) apelon për masa të forta kundër korrupsionit në sektorin e shëndetësisë, duke rekomanduar forcimin e mekanizmave për zbatimin e rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, respektimin e parimit të prezumimit të pafajësisë nga institucionet dhe media si standard ligjor dhe etik, ndërhyrje “soft” përmes bashkëpunimit institucional dhe rritjes së ndërgjegjësimit për efektet dhe penalitetet e korrupsionit, ndërhyrje “hard” përmes ashpërsimit të sanksioneve penale dhe rritjes së kontrolleve të brendshme, si dhe rritjen e vigjilencës në kontrollin e brendshëm të kontratave koncesionare nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet përkatëse.

Raporti është realizuar në kuadër të iniciativës “ALERT ndaj korrupsionit në menaxhimin e fondeve publike në sektorin e shëndetësisë”, në kuadër të projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendrën për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM), me mbështetjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).
***
High-Level Corruption in Albania’s Healthcare: 10 Years of Media and Audit Reports
The years 2015 and 2022 stand out as periods with a high number of reports and allegations of corruption and misuse of public funds at the highest levels of the healthcare sector. These findings, primarily identified by investigative media and independent auditing institutions, particularly the State Supreme Audit Institution, are documented in the report “Reporting of High-Level Corruption Cases in the Healthcare Sector (2014–2024), published by Together for Life.
The report presents a comprehensive analysis of high-level corruption cases in Albania’s healthcare system during the 2014–2024 period. As the first study of its kind in the country, it offers a detailed account of corrupt practices at the highest levels of public health administration, their impact on the healthcare system and citizens’ lives, and the institutional challenges in addressing this phenomenon.
The report analyzes 9 high-level corruption cases identified through audit reports from the State Supreme Audit, or investigative media articles-including the tender for cancer treatment drugs, the Mother Teresa University Hospital Center (MTUHC) private security tender, the orthopedic implants tender, the Check-Up concession, the medical laboratory concession, the COVID-19 ventilator procurement, and the sterilization and dialysis concessions- as well as the cases of expired medication and fictitious prescriptions involving the Compulsory Health Care Insurance Fund. These cases point to a recurring and widespread pattern of abuse of public funds within the healthcare sector.
According to the report, the consequences of high-level corruption, particularly in the healthcare system are not merely financial losses; they directly undermine the quality of healthcare services, disproportionately harm marginalized groups, and significantly erode public trust in institutions. The report’s findings and recommendations were presented at a roundtable discussion with the participation of representatives from auditing institutions, investigative media, patient associations, and sector experts.
Mr. Aulent Guri, Director of the Performance Audit Department at the State Supreme Audit Institution in Albania, referred several findings from performance and compliance audits, which revealed irregularities in the implementation of healthcare-related concession contracts. He noted that the repetition of the same recommendations in periodic audit reports indicates a lack of institutional will from audited entities to reflect on and improve the situation.
Ms. Aleksandra Bogdani, a representative of the investigative media outlet BIRN Albania, emphasized during her speech: “The lack of transparency and accountability is fundamental. There are very few free voices to support journalists. We all know that the healthcare system is severely under-investigated, despite the vast problems it faces. Unfortunately, it is one of the sectors where no doctor is willing to speak publicly anymore, no nurse dares to raise their voice, and no hospital responds to basic data requests that should already be online.”
Likewise, Ms. Nevila Gjata, a journalist from Faktoje.al, highlighted: “Corruption has become normalized, even among patients themselves. We have observed this through our articles. There is a lack of public awareness and a sense of fear not just among doctors to speak up, but among patients too. This culture of bribery as a solution to everything leads to broader problems. When patients become aware, so too does the hospital director, the physician they face, and the Ministry of Health. […] The media also faces challenges, it’s not perfect by any means. Financial constraints and political pressure are also part of the problem.”
At the conclusion of the report, the organization Together for Life called for robust measures against corruption in the healthcare sector. It recommended the strengthening of enforcement mechanisms for the implementation of the State Supreme Audit Institution’s recommendations; the upholding of the presumption of innocence by institutions and the media as a fundamental legal and ethical standard; the adoption of “soft” interventions through institutional cooperation and increased public awareness on the effects and penalties of corruption; as well as “hard” measures, including the tightening of criminal sanctions, enhancement of internal controls, and increased vigilance by the Ministry of Health and relevant institutions in overseeing concession contract compliance.
This report was developed under the initiative “ALERT against Corruption in the Management of Public Funds in the Healthcare Sector”, part of the regional project “SMART Balkans – Civil Society for Shared Values in the Western Balkans”, implemented by the Center for the Promotion of Civil Society (CPCD), in cooperation with the Institute for Democracy and Mediation (IDM) and the Center for Research and Policy Making (CRPM), with financial support from the Norwegian Ministry of Foreign Affairs (NMFA).



