Fshati turistik i Thethit vuante mungesën totale të shërbimit shëndetësor prej 22 vitesh.

Kjo situatë ka sjellë probleme të mëdha jo vetëm për banorët por edhe për turistët pasi mungesa e shërbimit shëndetësor shpesh ka përfunduar edhe me tragjedi. Me anë të fazës së parë të projektit është mundësuar rikthimi i shërbimit shëndetësor për herë të para pas 20 vjetësh për të ofruar. Për të realizuar këtë objektiv u ndoqën këto hapa.

Shoqata “Together for Life”, mundi t’iu rikthente shërbimin e munguar rreth 500 banorëve të këtij fashti dhe mijëra turstëve. Kjo qendër ofron shërbimet bazë shëndetësore dhe pret çdo rast emergjent. Aty shërbejnë dy infermiere dhe një mejk dhe ofrohet shërbim 24 orë. Kryeplaku i fshatit ka mundësuar strehimin e personelit shëndetësor gjatë muajve të verës. Ministria e Shëndetësisë ka siguruar se shërbimi shëndetësor nuk do të mungojë gjatë muajve të verës as vitet e ardhshme sepse do të sigurojë pagesë suplementare për vështirësi punë për personelin.

Qendra shëndetësore është pajisur edhe me panele diellore për ujë të ngrohët dhe energji në mënyrë që të mos ketë probleme ne asnjë moment.

Ky projekt u mundësia nga SOROS dhe UNDP dhe në inaugurimin e tij ishte edhe Koordinatorja e Përhershme e OKB-së për Shqipëri, znj. Zineb Touimi-Benjelloun

Viti 2011