Shoqata Together for Life në bashkëpunim me UN Women Albania organizoi një forum mediatik me temë ‘Media dhe dhuna ndaj grave në politikë dhe gjatë zgjedhjeve’. Gazetarë të aktualitetit, përfaqësues të mediave më të rëndësishme në vend, si: Top channel, Klan Tv, News 24; Vizion Plus, A2Cnn, etj., ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues të UN Women Albania si dhe të British Embassy Tirana, diskutuan rolin e medias në raportimin e dhunës ndaj grave në politikë dhe zgjedhje.

Aktiviteti u moderua nga ekspertja e medias dhe njëkohësisht njohëse e mirë e politikave gjinore, Znj. Valbona Sulçe.

  1. Michele Ribotta, përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri, në fjalën e tij përshëndetëse ndërsa adresoi disa nga problematikat që reflekton media, ku grave në politikë u kushtohet më pak hapësirë për prezantimin e punës, programit apo ideve që ata kanë, tha se është thelbësore që të punohet me median profesionale, që media të bëhet pjesë e zgjidhjes, dhe jo të vazhdojë të jetë pjesë e problemit. ‘Vitet e fundit kemi parë shumë avancim të grave në politikë. Ato po zënë më shumë vende në parlament dhe kabinet. Në nivel qendror, ne po shohim më shumë gra që po udhëheqin diskutimin politik në vend dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Por, kjo duhet të reflektohet edhe në qeverisjen lokale’, tha z. Ribotta.

Mia Marzouk, Zv/ambasadore e Britanisë së Madhe në Shqipëri, në fjalën e saj përballë gazetarëve dhe të ftuarve dha disa mesazhe të rëndësishme lidhur me temën e diskutimit.

Ju të gjithë që jeni ulur këtu jeni tani, jeni këtu sepse jeni gazetarë, producentë, e pothuajse të gjitha ju jeni gra. E konsideroj këtë një vlerë të shtuar. Bashkëshorti im është gazetar, babai im ishte gazetar, por janë të dy meshkuj. Pavarësisht se sa të shkëlqyer ishin në profesionin e tyre, do t’ju mungonte një empati e caktuar ndaj kësaj çështjeje specifike. Megjithatë, në i shohim ata si aleatë, pasi nuk mund t’ja dalim mbanë të vetme si gra. Gratë, jo vetëm që duhet të raportojnë në mënyra të caktuara për çështje të caktuara, por mund gjithashtu të vuajnë nga reagime të caktuara lidhur me personat që raportojnë.

Ne kemi mbështetur një projekt për të cilin disa prej jush mund të jenë në dijeni, që ka prodhuar një booklet, një studim/vëzhgim që përfshin zërin e 30 grave nga zonat rurale si Puka, Shkodra, etj. Ky nuk është një numër statistikisht i kënaqshëm dhe përfaqësues, por këto janë gra zëri i së cilave nuk është dëgjuar pothuajse kurrë. Kështu që menduam të shfrytëzonim mundësinë që sot jemi ulur në një tavolinë me një grup gazetarësh që mund të ndikojnë që zërat e këtyre grave të dëgjohen. Do të mundohem t’ju paraqes disa shprehje nga to, me synimin për të respektuar kontributin e tyre ndaj këtij studimi. Një grua shprehet: “Kandidatët flasin me ne, por ne nuk respektohemi. Është detyra jonë të vendosim”. Pra, këto 30 gra duan të përfshihen dhe të jenë pjesë e vendimmarrjes. Shumë prej këtyre grave kanë qënë viktimë e dhunës në familje, por kanë shpresë: “Do të bëja më shumë, po të kisha mundësi”. Duhet të bëjmë politikën të punojë për të ardhmen e Shqipërisë” ky është mesazhi i një gruaje që e mbështes, ky është mesazhi im ndaj jush’, përmbylli zv/ambasadorja fjalën e saj.

Rachel Weston, Specialiste e politikave rajonale, UN Ëomen Evropë & Azia Qëndrore, tha se ‘dhuna ndaj grave në politikë ka si synim të pengojë zbatimin e të drejtave të tyre politike. Kjo prek jo vetëm gratë që kandidojnë, por edhe gratë pjesë e shoqërisë civile. Nga ana tjetër, ndikon në mënyrë jo të drejtpërdrejtë edhe grate gazetare. Në kontekstin zgjedhor, dhuna ndaj grave ndikon pjesëmarrjen e tyre si kandidate, votuese, aktiviste, punonjëse zgjedhore, apo çdo lloj punonjësje tjetër të përfshirë përgjatë procesit zgjedhor.

Sidomos gratë që janë aktive në sferën politike ose në organizata për mbrojtjen e të drejtave të grave, po targetohen përmes turpërimit, ngacmimit dhe dhunës, edhe ky fenomen po rritet dhe po përhapet edhe në median sociale online. Fenomeni theksohet më së shumti gjatë periudhës së procesit zgjedhor. Është një fenomen që burrat në politikë nuk e përjetojnë. 

Gratë gazetare janë gjithashtu duke u përballur me ngacmime për shkak të angazhimit të tyre në sferën publike. Sipas një studimi nga një organizatë ndërkombëtare, një përqindje e lartë e grave gazetare që janë targetuar online gjithashtu përballen me ngacmime në aspektin personal. Hapësira online e amplifikon dhe lehtëson gjuhën e urrejtjes.

Disa nga studimet që UN Women po kryen janë në zona të ndryshme të rajonit mbi gra që po kandidojnë për zgjedhje, vërehet se forma e dhunës që prevalon më tepër është ajo në kategorinë psikologjike dhe ekonomike gjithashtu. Shpeshherë lexojmë në gazeta që gratë kandidate përfliten lidhur me jetën e tyre personale, lidhur me faktin që janë të pamartuara, ose nëse kanë fëmijë çfarë do të thotë kjo për to si nëna, lidhur me lidhje të mundshme jashtëmartesore, etj.’ tha znj. Rachel

Estela Bulku, Drejtore e programeve, UN Women Shqipëri gjithashtu foli për gazetarët, duke u ndalur në mënyrë të vveçantë në një monitorim që UN Women ka bërë gjatë zgjedhjeve të prillit 2021 në Shqipëri, me fokus dhunën ndaj grave gjatë zgjedhjeve dhe pabarazia gjinore në mbulimin mediatik. ‘Duke qenë shumë e vështirë të identifikohet apo të raportohet dhuna ndaj grave gjatë zgjedhjeve, u përpoqëm të sjellim evidence nga media. Pasi, një nga aktorët shoqëror që përforcon dhunën ndaj grave në politikë është edhe media.’, tha znj. Bulku

Ndërkohë për të nxitur diskutimin mes gazetarëve ishin të ftuar dy figura të rëndësishme në fushën e medias dhe në fushën e së drejtës. Profesori i gazetarisë, Z. Artan Fuga pati një bashkëbisedim interesant me të ftuarit. Në fjalën e tij ai evidentoi disa çështje të rëndësishme për dhunën me bazë gjinore dhe veçanërisht dhunën ndaj grave në politikë. Midis të tjerash prof. Fuga tha se ‘në Shqipëri dhuna e parë është që nuk kemi informacion. Në fushata elektorale propozimet i parashtrojnë kryetarët e Partive. Janë rreth 100 parti, kërkojmë emrat e kryetarëve të partive dhe si gjejmë dot’.

Profesoresha e së drejtës, znj. Eralda Methasani u ndal në temën ‘ Seksizmi në media dhe ndryshimet në ligjin për mediat’ . znj. Methasani përmendi disa ndryshime të rëndësishme në ligjin për Median Audiovizive në RSH’ ku është përfshire përkufizimi I termit ‘seksizëm në media’; parimi I barazisë dhe mosdiskriminimi gjinor në median audio-vizive; mostransmetimi I programeve diskriminuese, edhe për shkaqe gjinore.

Në përfundim, gazetarët patëm një diskutim të lirë duke sjellë eksperiencën por edhe këndvështrimin e tyre se si mund të trajtojnë gazetarët dhunën ndaj grave në politikë dhe zgjedhje. Bazuar në eksperiencë ata thanë se është shumë e vështirë të intervistosh apo të flasësh me kandidatet gra gjatë periudhave zgjedhore. ‘të bindësh një candidate grua për të folur gjatë zgjedhjeve është shumë e vështirë,’ tha Lindita Cela, gazetare e pavarur investigative.

‘Çështja është se çfarë peshe kanë gratë në politikë?- tha një tjetër gazetare e pranishme. Nuk është çështja vetëm tek përfshirja e grave, por edhe tek roli dhe impakti që ato kanë’.

Gjithashtu, gazetarët folën për kuotat gjinore të imponuara nga ligji. Ky ligj respektohet vetëm për të raportuar se kemi bërë hapa të konsiderueshëm sa I përket arritjes së standarteve për përfshirjen e grave në politikë, por roli I tyre dhe impakti që ata kanë është thuajse zero.