Shoqata të pacientëve më të fuqizuara nënkuptojnë zëra më të fortë për pacientët, më shumë llogaridhënie në sistemin shëndetësor dhe shërbime më gjithëpërfshirëse. Fuqizimi i organizatave që përfaqësojnë pacientët është thelbësor për të garantuar që nevojat, të drejtat dhe përvojat e tyre të dëgjohen dhe të reflektohen në vendimmarrje.
Për këtë arsye zhvilluam javën e shkuar dy trajnime, në të cilat morën pjesë një sërë përfaqësuesish të organizatave dhe shoqatave të pacientëve, duke u pajisur me mjete konkrete për të advokuar më mirë për komunitetet që përfaqësojnë.
Përmes ndërveprimit në grup dhe ushtrimeve praktike, u trajtuan:
Të drejtat e pacientëve dhe mekanizmat e llogaridhënies
Advokimin e bazuar në evidencë dhe dëshmitë e pacientëve
Storytelling-un dhe zhvillimin e mesazheve
Angazhimin me median dhe strategjitë e komunikimit
Fushatat dhe mjetet e komunikimit në rrjetet sociale
Forcimi i këtyre kapaciteteve kontribuon në ndërtimin e një ekosistemi më të fortë të advokimit në qendër të pacientit në Shqipëri. 🇦🇱
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit SOLIDAR – Bashkë në emergjencat shëndetësore, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), që implementohet nga GFA Consulting Group GmbH në partneritet me Together for Life.
_______________________
Strong patients’ associations mean stronger patient voices, better healthcare accountability, and more inclusive health systems. Empowering organizations that represent patients is essential to ensuring that people’s needs, rights, and experiences are heard and reflected in healthcare decision-making.
For this reason, last week we organized two training sessions, bringing together representatives from various patient organizations and associations, and equipping them with practical tools to better advocate for the communities they represent.
Through group interaction and practical exercises, the trainings explored:
Patients’ rights and accountability mechanisms
Evidence-based advocacy and patient testimonies
Storytelling and message development
Media engagement and communication strategies
Social media campaigning tools and techniques
By strengthening these capacities, we help build a stronger ecosystem of patient-centered advocacy in Albania. 🇦🇱
This activity was carried out within the framework of the SOLIDAR – Together in health emergencies project, funded by the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) and implemented by GFA Consulting Group GmbH in partnership with Together for Life.



