Thirrje për shprehje interesi
PROGRAM TRAJNIMI
“Rritja e kapaciteteve advokuese të shoqërisë civile për grupet vulnerabël me qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e shëndetësisë”
Thirrje e hapur për të marrë pjesë në trajnimin e shoqatave të shoqërisë civile që mbulojnë grupet vulnerabël me qëllim rritjen e kapaciteteve në advokimin për transparencë dhe llogaridhënie në sistemin shëndetësor
‘Together for Life’ in cooperation with BIRN Albania is implementing the project “Fight against misinformation and increase transparency and accountability in the health sector”, with the support of the British Embassy in Tirana.
Qëllimi i projektit është të kontribuojë për një sistem shëndetësor transparent dhe llogaridhënës veçanërisht në formën se si qeveria dhe institucionet shëndetësore përballen me pandeminë Covid-19.
Një nga objektivat kryesore të këtij projekti është që shoqëria civile dhe media të punojnë së bashku për të përmirësuar llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve shëndetësore dhe të rrisin aksesin në shërbimet shëndetësore për gratë, burrat, si dhe minoritetet gjinore dhe seksuale.
Ky projekt synon të trajnojë organizatat e shoqërisë civile mbi çështje si advokimi dhe lobimi për transparencë dhe llogaridhënie në sistemin shëndetësor. Kjo thirrje është veçanërisht për shoqata të shoqërisë civile të cilat punojnë me grupet në nevojë, gratë, minoritetet gjinore dhe seksuale, pacientët kronikë etj.
Vlerësimi dhe përzgjedhja e organizatave do të bëhet nga një grup ekspertësh bazuar në shprehjen e interesit dhe nevojat e shprehura.
Place: Trajnimi i parë do të zhvillohet në Tiranë dhe dy trajnimet e tjera do të zhvillohen online
Duration: Do të realizohen 3 Trajnime – 1 Ditore
Datat e mundshme të zhvillimit të trajnimeve:
- 02 nëntor
- 23 nëntor
- 9 dhjetor 2020
Trajnim 1. Nëntor 2020
- Si funksion sistemi shëndetësor në Shqipëri
- Roli i shoqërisë civile në promovimin e Trasparencës dhe Llogaridhënies
- Çështjet gjinore në shëndetësi
- Zgjidhni një temë/çështje/kauze që prek komunitetin tuaj
- Punoni individualisht për të hartuar strategjinë avokuese për temën e zgjedhur
- Paraqisni pjesët e strategjisë tuaj në ëorkshop për të marrë reagime
Trajnim 2. Nëntor 2020
- Si të bashkëpunoni me Institucionet e Pavarura për t’i bërë ata partnerë gjatë punës suaj avokuese
- Ligji për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave personale dhe si të ruajmë etikën/konfidencialitetin në një punë avokuese
- Vazhdon puna në planin strategjik; (përcaktoni institucionet e pavarura me të cilat mund të bashkëpunoni; institucionet shtetërore ku do kërkoni informacion; hartoni pyetjet për institutcionet dhe që do t’ju shërbejnë për planin tuaj strategjik)
Trajnim 3. Dhjetor 2020
- Si të përdorni teknologjinë në një fushate avokuese
- Si të përdorim median sociale
- Vazhdon puna me planin strategjik
Të gjitha organizatat që kanë interes për të marrë pjesë në këto trajnime duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme në adresën e e-mailit info@togetherforlife.org.al brenda datës 19 tetor 2020, me titull “Shprehje interesi për trajnimin e shoqërisë civile”
- Një letër shprehje interesi: pse doni të merrni pjesë në trajnim (Maksimumi ½ faqe)
- Një CV të shkurtër të punës së deritanishme të organizatës (maksimumi 1 faqe)
- Emrin dhe CV-në e personit që do të marrë pjesë në trajnime (maksimumi 1 faqe)
Përparësi kanë organizatat që e zhvillojnë punën e tyre jashtë qytetit të Tiranës dhe që kanë kontakte të drejtpërdrejta me individët dhe grupet në nevojë. Të gjitha kostot e transportit mbulohen nga projekti.
Shënim: Të gjitha organizatat që do të marrin pjesë në trajnim, do të realizojnë një plan pune për të cilin do të mbështeten në zbatim nga shoqata “Together for Life” edhe pas përfundimit të trajnimit me synimin e arritjes së rezultateve për komunitetet që këto organizata përfaqësojnë.
Vlerësimi dhe përzgjedhja e organizatave do të bëhet nga një grup ekspertësh bazuar në shprehjen e interesit dhe nevojat e shprehura.



