Together for Life është në fazën e aplikimit të projektit “Zbatimi i nismës për të pasur një zonë të pastër nga plastika”, me mbështetjen financiare të GIZ.

Objektivi i projektit 1-vjeçar është që gjatë periudhës së zbatimit (Tetor 2023 -Tetor 2024), rreth 700 biznese të identifikuara dhe përzgjedhura në 9 rajone (shiko më poshtë), përfshi hotele, bare, restorante, etj, të reduktojnë vullnetarisht përdorimin e plastikës një-përdorimshe brenda periudhës periudhës, duke siguruar prova për këtë.

TFL në këtë fazë po kërkon të identifikojë dhe përzgjedhë 9 koordinatorë, respektivisht në zonat ku do të zbatohet projekti: Tiranë, Durrës, Korçë – Pogradec, Shkodër, Fier – Berat, Tepelenë –  Gjirokastër, Kavajë – Lushnjë, Vlorë, Elbasan – Belsh.

Të interesuarit, duhet të jenë banorë në një nga zonat e përzgjedhura. Ata duhet të dërgojnë deri më 20.09.2023, ora 17:00, në adresën info@togetherforlife.org.al, CV në gjuhën Angleze me jo më shumë se 4 faqe, duke renditur kualifikimet sipas kërkesave të mëposhtme.

Detyrat e Koordinatorit Lokal:

  • Identifikimi dhe takimi me bizneset në zonën përkatëse gjeografike;
  • Informimi dhe ndërgjegjësimi mbi reduktimin e përdorimit të plastikës (single use plastic);
  • Zhvillimi i takimeve dhe aktiviteteve në zonën e përzgjedhur, si edhe raportimi i rregullt në përputhje me afatet;
  • Pjesëmarrja në takime dhe diskutime për të ofruar përditësime mbi aktivitetet;
  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive për të rritur angazhimin dhe pjesëmarrjen e komunitetit.

Kualifikimet:

  • I preferuar Arsimi i lartë ose arsim profesional në fushat: Komunikim, Biznes/Sipërmarrje, Shkenca Mjedisore, Shkenca Sociale, Menaxhim ose fusha të tjera relevante;
  • Njohuri të gjuhës Angleze, minimumi niveli B1;
  • Përvoja e përgjithshme profesionale: 5 vjet përvojë profesionale në koordinim;
  • Përvoja specifike profesionale: Përvojë në fushata sensibilizuese, komunikim me kompanitë e sektorit privat;

Personat e përzgjedhur në secilën prej zonave, do të njoftohen nëpërmjet e-mailit.