Thirrje për ekspert/trajner për ofrimin e njohurive përfaqësuesve të OJF vendore rreth barazisë gjinore, intergrimit gjinor dhe analizës gjinore në kuadër të projektit: “Integrimi gjinor në politikat socio-ekonomike të bashkive në qarkun e Lezhës”
Projekti që do të implementohet nga Shoqata “Together for Life” në qarkun e Lezhës synon bashkëpunimin mes strukturave të qeverisjes vendore, organizatave lokale të shoqërisë civile, medias dhe sipërmarrjes me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre për analiza gjinore, monitorimin e angazhimeve gjinore të institucioneve. Një sërë takimesh dhe trajnimesh janë planifikuar me përfaqësues të aktorëve të përfshirë në prjekt për ‘i informuar dhe ndërgjegjësuar ata lidhur me të drejtat e grave dhe promovimin e barazisë gjinore përmes Procesit të Anëtarësimit në BE. Përgatitja dhe publikimi i 4 intervistave me përfaqësues të qarkut Lezhë dhe bashkisë Lezhë mbi politikat vendore për mbështetjen e grave sipërmarrëse, 10 artikuj dhe 6 infografike do të përgatiten dhe do të publikohen në kuadër të projektit. Informacionin e plotë mbi thirrjen e gjeni në këtë link TOR-Trainer_Local CSOs_local gender politics-REACTOR
Eksperti/ja – trajneri/ja do të jetë përgjegjës për:
- Përgatitjen e modulit të trajnimit në të cilin do të përfshihen informacionet më të fundit rreth koncepteve dhe politikave gjinore;
- Bashkëpunimin me stafin e projektit pranë TFL për përgatitjen e agjendës së trajnimit dhe modulin;
- Trajnimin e përfaqësuesve të shoqërisë civile me qëllim rritjen e informacionit të tyre rreth nocioneve dhe politikave gjinore kombëtare dhe ndërkombëtare
- Të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme të pranuara në edukimin e të rriturve;
- Të respektojë pjesëmarrësit në trajnim dhe të ofrojë ambient të shëndetshëm trajnimi.
Angazhimi në projekt
| Pershkrimi i detyrave | Place | Date/Estimated | Numri i ditëve te punes |
| Pergatitja e materialit te trajnimit | Zyre / tryezë | Qershor 2022 | 2 dite |
| Tranimi me përfaqësues te organizatave vendore te shoqërisë civile | Office | Qershor 2022 | 1 dite |
| Total Numri i përgjithshëm i ditëve te punës 3 dite | |||
Kërkesat specifike për Trajnerin/en
Personat e interesuar për pozicionin e shpallur te trainerit/es sipas kësaj Thirrjeje duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
- Të ketë kryer arsimin e lartë ne degët shkenca juridike, shkenca sociale, ose fusha te ngjashme me to;
- Të ketë eksperiencë te mëparshme të konfirmuar në ofrimin e trajnimeve te ngjashme me të rritur;
- Të ketë njohuri shumë të mira rreth barazisë gjinore, integrimit gjinor dhe analizës gjinore;
- Aftësia për të përcjellë mesazhin, për të dëgjuar dhe për ta orientuar bashkebisedimin me pjesëmarrësit rreth temave kryesore të trajnimit;
- Të raportojë pranë projektit në mënyrë formale dhe joformale rreth ecurisë së trajnimit dhe pikave kryesore të tij, përfshire pikat e forta dhe të dobëta.
Kandidati duhet të paraqesë nëpërmjet emailit ose në zyrat e TFL (ne adresat e mëposhtme):
- Personal CV ;
- Letër motivimi;
- Ofertë financiare
Shoqata “Together for Life”, Rr. Brigada e VIII-të, Pll. Jeshil, Shk.2, Al. 14, Tirana, Albania
Posta elektronike: info@togetherforlife.org.al
Afati përfundimtar per aplikim eshte data 23 maj 2022, ora 17:00. Aplikanti fitues do te njoftohet deri ne datën 30 maj 2022 me email ose telefon ne kontaktet e dhëna nga ai/ajo.



