Together for Life (TFL) vazhdon të jetë në krah të pacientëve dhe familjarëve të tyre të cilët përballen me ndërprerjen e mjekimit për shkak të mungesës së medikamenteve kryesore në trajtimin e sëmundjeve të rënda, kryesisht sëmundjeve tumorale. Ndërprerja e trajtimeve dhe mosmarrja e medikamenteve kryesore rrezikon të sjellë sjell pasoja serioze për shëndetin apo jetën e pacientëve me sëmundje tumorale
DENONCONI!
- Denoncimet tuaja ndihmojnë në identifikimin e problemeve dhe adresimin e tyre në kohë pranë strukturave përgjegjëse, përfshi Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Fondin i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza” në Tiranë;
- Raportimi i shkeljeve në mosmarrjen në kohë të shërbimeve është një hap i rëndësishëm për të mbrojtur të drejtat tuaja dhe për të rritur presionin ndaj institucioneve përgjegjëse, që të marrin masa të menjëhershme për të siguruar që ju të merrni pa ndërprerje trajtimin e duhur dhe të merituar;
- TFL do t’i ndjekë rastet e raportuara nga ju, bashkë me ju, jo vetëm duke kërkuar informacion nga strukturatshëndetësore, por edhe duke i vënë ato përpara përgjegjësisë civile dhe /ose penale për mospërmbushje të detyrimit ligjor për ofrimin e shërbimit shëndetësor me pasojë të pakthyeshme në shëndetin e pacientit dhe që rrezikon jetën e tij.
- Tashmë TFL ka një historik të pasur në betejat e fituara ligjore së bashku me pacientet dhe në emër të tyre kundrejt institucioneve publike përgjegjëse.
Ku të raportoni?
- Dërgoni email me përshkrimin e rastit tuaj në: info@togetherforlife.org.al
- Vizitoni zyrën tonë për të folur personalisht me një nga përfaqësuesit tanë:
Shoqatat Together for Life
Rruga Brigada e 8-të, Pallati Jeshil Tekno-Projekt
Kati i 4, Apartamenti 14
TFL garanton që çdo raportim do të trajtohet me anonimitet të plotë dhe konfidencialitet të garantuar. Ne kuptojmë shqetësimet tuaja dhe do të bëjmë çmos që të mbrojmë privatësinë tuaj.
Raportimi i shkeljeve është një akt guximi dhe përgjegjësie që ju ndihmon jo vetëm ju, por edhe të tjerë që përballen me situata të ngjashme.
Mos hezitoni, na kontaktoni!