Organizata Together for Life (TFL) ka një pozicion të hapur për Menaxher/e Projektesh.
Post description
Përgjigjet për drejtimin, zhvillimin e ecurinë e organizatës. Menaxherja/i i raporton direkt drejtorit ekzekutiv. Ai/ajo punon ngushtë me sektorin e financës dhe pjesën tjetër të stafit në pozicione menaxhuese ose këshilluese.
Responsibilities and duties:
- Ka përgjegjësi për ecurinë e përgjithshme të projekteve të organizatës dhe komunikim me donatorët e këtyre projekteve.
- Koordinon e mbikëqyr projektet e organizatës dhe ndjek, sipas nevojës, aktivitetet përkatëse të këtyre projekteve (fushatat, trajnimet, mbledhjet, etj).
- Menaxhon stafin që koordinon e implementon projektet në zyrë ose terren e shërben si pikë lidhje mes tyre dhe drejtuesve.
- Siguron një rrjedhshmëri të punës dhe një komunikim të mirë të punonjësve nën varësi dhe një klimë të mirë pune të stafit vartës. Ndjek prioritetet.
- Siguron që projektet po implementohen siç është parashtruar e planifikuar në projektin e shkruar, në komunikim të ngushtë me donatorët dhe duke respektuar e buxhetin.
- Siguron që projektet të japin rezultatet dhe produktet e parashikuara.
- Merr përgjegjësi ose përpilon raportet semestrale dhe finale që mund të kërkohen nga donatorët.
- Angazhohet ne shkrimin e projekteve.
- Merr pjesë në procesin e rekrutimit të ekspertëve për projektet dhe të stafit, sipas nevojës.
- Komunikon me donatorët dhe partnerët e mundshëm dhe merr pjesë në mbledhjet e sugjeruara prej tyre.
- Merr pjesë në takime për krijimin e rrjeteve (networks) dhe në aktivitetet e partnerëve e donatorëve.
- Ndihmon drejtorin ekzekutiv në ndjekjen e takimeve lidhur me projektet e zbatuara.
Kriteret e rekrutimit
- Nivel universitar në Punë Sociale, Psikologji, Marrëdhënie Ndërkombëtare ose fusha të tjera te ngjashme. (Preferencë do u jepet kandidatëve me nivel Masteri, me eksperiencë në menaxhim projekti).
- Të paktën 3 vjet eksperiencë pune në menaxhim stafi e projektesh në OJQ ose organizata te tjera dhe eksperiencë në marrëdhënie me disa partnerë e donatorë njëherësh.
- Demonstrim pozitiv në planifikim, drejtim e kontroll stafi e projekti.
- Aftësi shumë të mira komunikuese e përshtatje e shpejtë me situata që mund të sjellin stres.
- Nivel i avancuar i anglishtes së folur e të shkruar (të paktën, nivel C1). Do t’u jepet përparësi kandidatëve që kanë njohuri të mira edhe të një gjuhe të dytë të BE-së.
- Nivel i avancuar në të shkruar, raportim etj, në anglisht dhe në shqip.
- Të ketë njohuri të mira në shkrim projektesh. Do të konsiderohet avantazh nëse kandidatja/i ka eksperiencë në shkrimin e projekteve të Bashkimit Evropian.
- Aftësi komunikuese e drejtuese të mira, për më tepër në drejtimin e një stafi. Aftësi në ndarje pune e vendosje prioritetesh.
- Aftësi të mira në menaxhim kohe e përcaktim praktik të prioriteteve sipas projekteve të organizatës.
- Nivel i avancuar analitik në situata konfliktuale dhe aftësi në zgjidhje konflikti.
- Përpikmëri në oraret e punës dhe afatet kohore lidhur me projektet.
- Nivel optimal përshtatjeje.
- Fleksibilitet në orar (në rast aktivitetesh).
Koha e aplikimit
Afati i aplikimit: 10 prill 2023.
Pozicioni i punës parashikon një kontratë dyvjeçare me rinovim në dy vitet në vijim.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në gjuhën angleze në adresën: info@togetherforlife.org.al, duke vendosur në titullin e e-mailit “Kandidat/e për postin Menaxher/e Projektesh”.



